E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trukimet ne Itali

Tashmë nuk bëhet fjalë më vetëm për emra lojtarësh, por edhe për përgjegjësi kolektive. Skandali i trukimit të ndeshjeve në Itali ka hyrë në një fazë të re, pasi prokuroritë e Barit dhe Kremonës kanë vendosur të hetojnë pjesëmarrjen e të paktën 3 klubeve në manipulimin e ndeshjeve.
Bëhet fjalë për takimet Çezena-Bari 1-0 më 17 prill, Bari-Sampdoria 0-1 të 23 prillit dhe Bari-Leçe 0-2 të 15 majit. Dyshohet se në këto përballje edhe klubet kanë përfituar financiarisht pasi janë marrë vesh për rezultatin.
Përveç këtyre shoqërive, të dyshuara janë edhe ekipe të tjerë të Serisë A dhe B si Lacio, Xhenoa, Atalanta apo Novara.
Rreziku nuk është i vogël pas, sipas rregulloreve, ato klube që do të gjenden fajtorë dhe do të dënohen si të tillë, rrezikojnë rënie deri në kategoritë amatore dhe kjo mund të sjellë ndryshime të mëdha në hartën e futbollit në Apenine.
Deri tani, në skandal ishin përfshirë lojtarë të njohur si Sinjori, Doni, madje së fundi doli edhe emri i mbrojtësit të Juventusit, Bonuçi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›