Filmi shqiptar, me thonj drejt fames

05/01/2005 Minarolli, premierë botërore në Roterdam
Ngjarje që u prit me mjaft bujë në Shqipëri ishte shfaqja e premierës botërore të filmit më të ri shqiptar, “Natë pa hënë” i regjisorit Artan Minarolli, që u kualifikua ndër 20 më të mirët mes 160 premierave që u shfaqën në Festivalin e 33-të Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam (Holandë). Një film mirëfilli romantik, ndoshta për herë të parë për kinematografinë, ku aventura më e trishtë shqiptare, ajo e ikjes së vazhdueshme, rroku dhe “dashurinë” e befasishme të kritikës ndërkombëtare.
Xhuvani, vlerësohet nga kritiku hollivudian
Më 29 gusht 2004, i njëjti motiv shtyu regjisorin Gjergj Xhuvani, duke hyrë në konkurrencën e Festivalit të gjashtë Ndërkombëtar të Filmit, që u zhvillua në Sarajevë. Mes 250 filmave nga 40 vende të botës, filmi shqiptar “I dashur armik”, me skenar të Dhimitër Xhuvanit, tërheq vëmendjen e kritikës së festivalit. Kritiku i famshëm, gazetari i kinemasë hollivudiane, 71-vjeçari Ron Holloway, në gazetën "Variety" vlerësoi me pikët maksimale kameran, kolonën zanore dhe montazhin e këtij filmi.
Koçi, rrëmben një projekt filmik në Francë
Skenari i Fatmir Koçit, i bazuar në veprën e Ismail Kadaresë "Vit i mbrapshtë", u shpall ndër katër skenarët më të mirë në Festivalin e Amienit, Francë, që do të mbështeten financiarisht nga Qendra Kombëtare Kinematografike Franceze, me shumën 7.600 euro. Xhirimet e këtij filmi pritet të nisin në pranverën e vitit 2005. Skenari u përzgjodh ndër 80 projekte konkurruese, së bashku me projekte kinematografike nga vende si Franca, Mauritania dhe Argjentina.
Filmi shqiptar
Me thonj drejt famës
Të varfër, porse fama i ka ndjekur regjisorët përgjatë vitit 2004. Si kurrë ndonjëherë, kinematografia shqiptare, edhe pse në zgrip të mbijetesës ka çarë deri në premiera botërore të filmit. Paranoja e kritikës evropiane se Ballkani është një laborator i pasur për pjellën e kinematografisë, duket se ka shërbyer dhe për motivet e regjisorëve shqiptarë.
Ngjarje që u prit me mjaft bujë në Shqipëri ishte shfaqja e premierës botërore të filmit më të ri “Natë pa hënë” i regjisorit Artan Minarolli, që u kualifikua ndër 20 më të mirët mes 160 premierave që u shfaqën në Festivalin e 33-të Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam (Holandë). Një film mirëfilli romantik, ndoshta për herë të parë për kinematografinë, ku aventura më e trishtë shqiptare ajo e ikjes së vazhdueshme rroku dhe “dashurinë” e befasishme të kritikës ndërkombëtare.
Pa rrezikuar, regjisori Minarolli besoi në kastën e aktorëve të rinj, Enrieta Jani dhe Lulzim Zeqja, duke “devijuar” artistikisht imazhin e rënduar të deritashëm. Një prodhim franko-shqiptar flet së brendshmi për peripecitë e regjisorit, heqjen dhe strapacimin e tij për të nxjerrë në dritë një film, bredhjet jo vetëm për të gjetur para, por dhe sakrificat deri në rrezikim të dështimit, duke kërkuar laboratorë për “zbardhjen” e filmit. Minarolli gjithë këtë rrugë e shpjegon për pasionin, jetën që e ka të lidhur me filmin, në një vizion më të gjerë për mbijetësën e kinematografisë në Shqipëri dhe nevojën për ta ballafaquar atë, me modesti, me botën tjetër.
Më shumë nga kjo e fundit prodhohet ende film në Shqipëri dhe regjisorët nuk reshtin së kërkuari toka të reja. Më 29 gusht 2004, i njëjti motiv shtyu regjisorin Gjergj Xhuvani duke hyrë në konkurrencën e Festivalit të gjashtë Ndërkombëtar të Filmit, që u zhvillua në Sarajevë. Mes 250 filmave nga 40 vende të botës, filmi shqiptar “I dashur armik”, me skenar të Dhimitër Xhuvanit, tërheq vëmendjen e kritikës së festivalit. Kritiku i famshëm, gazetari i kinemasë hollivudiane, 71-vjeçari Ron Holloway, në gazetën "Variety" vlerësoi me pikët maksimale kameran, kolonën zanore dhe montazhin e këtij filmi.
Më 3 shtator, djali 11-vjeçar nga Tirana, Kristian Paço, u vlerësua si aktori më i mirë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë, që u organizua në datat 1-3 shtator në Nish të Serbisë. Paço luan për herë të parë një film. Ai interpretoi në rolin e Besit në filmin "Once upon a time in Tirana" (Na ishte njëherë në Tiranë) me regji të Gert Izetit.
Pak më shumë se 20, më pas, po në shtator, filmi dokumentar "Ortek në tri kohë" i regjisorit Pluton Vaso, u vlerësua me çmimin "Amfora e Artë", si filmi më i mirë i edicionit V-të të Festivalit të Filmave dhe Programeve Televizive të Ballkanit, që u organizua në Sofie (Bullgari), në datat 24-29 shtator. Dokumentari në 30 minuta i Vasos u vlerësua për strukturën e veçantë dhe gjetjen e tij. Filmi sjell në imazhet e tij një jetë të dhimbshme dhe një apel të madh njerëzor që e vuajnë jo pak njerëz në botë, hemofilinë. Skenari i Fatmir Koçit, i bazuar në veprën e Ismail Kadaresë "Vit i mbrapshtë", u shpall ndër katër skenarët më të mirë në Festivalin e Amienit, Francë, që do të mbështeten financiarisht nga Qendra Kombëtare Kinematografike Franceze me shumën 7.600 euro. Xhirimet e këtij filmi pritet të nisin në pranverën e vitit 2005.
Skenari u përzgjodh ndër 80 projekte konkurruese, së bashku me projekte kinematografike nga vende si Franca, Mauritania dhe Argjentina.
Në fillim të dhjetorit, regjisori Mevlan Shanaj vlerësohet me çmimin “Filmi artistik më i mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Pavarur në Nju-Jork. “Lule të kuqe, lule të zeza”, është filmi më i “pasur”, prodhim tërësisht me forcat e regjisorit, që me skenar të Natasha Lakos zhvendoset në fshatrat e qytetit të Gjirokastrës për të dhënë baladën moderne shqiptare të pas viteve ’90.
Përgatiti: V.Murati
Postmortum
Absurditet dhe vdekja e Kamysë
Njihet si mbreti i Absurdit dhe atë vetë e pret një vdekje absurde, një "aksident me makinë". Në 4 janar të vitit 1960, shkrimtari Albert Kamy ndahet nga jeta, duke i dhënë shekullit të kaluar famën e ekzistencializmit.
Eseja filozofike “Miti i Sifizit” hyri me bujë në jetën e ankthshme të njerëzve për t’i kthyer nga vetja, në daçin të gjejnë kuptimin e ekzistencës.
Duke kërkuar të vërtetën, Kamy kurrë nuk e sforcon atë për ta nxjerrë me pahir në shtegun e pëlqyeshëm, por e gjurmon me zellin e kërkimtarit të sprovuar e të ndershëm, që është gati të kthehet një mijë herë mbrapsht e të nisë një mijë herë nga e para, nëse për një çast iluzioni e drejton në gjurmë të gabuara. Për Kamynë e vërteta është një gjemb në zemër që s’na lë kurrë të prehemi, e që kërkon prej nesh ta ngacmojmë orë e çast, pavarësisht nga dhimbja, pavarësisht nga vuajtja. Mbas Niçes, për të cilin sprova e të vërtetës kalonte nëpër sprovën e zjarrit në grusht: vetë Kamy tregon sesi Niçja i ri pati mbajtur bukur gjatë në dorë një thëngjill të ndezur për t’i bindur shokët e vet, se fjalët e tij qenë po aq të vërteta sa prushi i gjallë, sa grushti që digjej. Mbas Unamunos, që nuk hiqte dorë kurrë nga e vërteta e që, në rastin kur kjo ishte kundër tij, zbatonte parimin e kripës mbi plagë: “Nuk duhet të mësohemi me opium, por të vendosim uthull me kripë mbi plagën e shpirtit… Pra mos t’i mbyllim sytë para sfinksit të ankthshëm, por ta shohim atë ballazi. Mbas Prometeut, që me qëndresën në mbrojtje të së vërtetës u tregua “më i fortë se shkëmbi, më i duruar se shkaba”, aq sa vetë Zeusi tekembramja u detyrua ta njohë të vërtetën e tij. Pikërisht mbi një simbolikë të Prometeut i grupon Kamy të vërtetat historike, në ato vepra të tij që përbëjnë ciklin e revoltës: Njeriu i revoltuar, Shtetrrethimi, Të drejtat, Murtaja.