Servet Pëllumbi: Nuk më kanë marrë në telefon
04/01/2005 Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, tha dje se seanca e jashtëzakonshme parlamentare do të zhvillohet sapo kërkesa e deputetëve të opozitës të formalizohet. Në një prononcim telefonik për gazetën "Metropol", Pëllumbi tha se deri ditën e djeshme nuk ka pasur asnjë telefonatë apo kontakt me asnjë nga krerët e grupeve parlamentare as të opozitës dhe as të maxhorancës. "Unë deri më tani nuk kam pasur asnjë kontakt me asnjë prej krerëve të grupeve parlamentare. Por në rast se grupi parlamentar i opozitës i ka mbledhur firmat e 1/5 deputetëve, të nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, atëherë unë do të lajmëroj thirrjen e kësaj seance", tha Pëllumbi. Reagimi i Kryetarit të Kuvendit erdhi menjëherë pas akuzave të hedhura nga kreu demokrat, Berisha, sipas të cilit krerët e parlamentit po përpiqen të sabotojnë zhvillimin e seancës për implementimin e protokoll-marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës.