Makina qe shpërtheu ishte me naftë
04/01/2005 Dy të vdekur, tre të plagosur është fundi i një ngjarje tragjike të ndodhur rreth orës 16 e 30 të së dielës së 2 janarit 2005, në Bajram Curri. Një makine tip "Volksvagen" ka shpërthyer, ndërsa ishte në ecje në afërsi të hotel “Kosova”. Mjeti ka fluturuar në lartësi të madhe, duke lënë të vdekur dy të rinjtë, Arben Kuca dhe Edmond Gjyryçi, që ndodheshin brenda. Tmerri nuk ka përfunduar me kaq. Bajram Gjonpali, A.Mulgeci dhe Agron Kuçana, kalimtarë të rastit, janë plagosur dhe kanë përfunduar në spitalin e qytetit.
Shpërthimi
Prokuroria e Krimeve të Rënda u ka deleguar oficerëve të policisë gjyqësore kryerjen e veprimeve paraprake, duke marrë përsipër veprimet. Policia ka nisur menjëherë hetimet në dy pista, atë të një atentati ose si pasojë e shpërthimit nga gazi. Ky version i dalë në çastet fillestare është hedhur më vonë nga dëshmitë dhe hetimet e shpejta. Makina ka ndërruar motor dy muaj më parë, duke e kthyer atë në motor nafte. Në këtë mënyrë, gazi, sipas burimeve policore, mbetet një version i rrëzuar. Po sipas të njëjtave burime, nga mbetjet e mbledhura në vendin e ngjarjes dyshohet se ka pjesë armatimi, përkatësia e të cilit nuk është bërë e ditur. Copëzat e marra nga vendi i tragjedisë me pasojë vdekjen janë dërguar për të bërë ekspertizën në Laboratorin e Kriminalistikës. Sipas burimeve nga Prokuroria, thuhet se ende nuk është arritur në konkluzion shkencor, për të përcaktuar lëndën që solli shpërthimin, me pasojë dy vdekje dhe tre plagosje, që e çon në pesë numrin e viktimave.
Viktimat
Arben Kuca dhe Edmond Gjyryçi, përkatësisht 22 dhe 23 vjeç nga Tropoja, janë dy të rinjtë që kanë gjetur vdekjen nga shpërthimi i makinës. Policia pohon se të rinjtë kanë qenë një periudhë kohe në Gjermani dhe janë kthyer para pak kohe në vendlindje. Ndërsa tre të plagosurit janë dërguar në spital. Bajram Gjonpali afër të 35-ave është dëmtuar në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën. Mes të dëmtuarve ka qenë dhe një fëmijë 12 vjeç A.M., që është plagosur në kokë dhe në dorë, por pas mjekimit ka dalë nga spitali. Agron Kuçana ka marrë plagë në kokë dhe në këmbë dhe është mjekuar në spitalin e qytetit pa rrezik për jetën.
Hetimi
Hetuesit kanë pohuar se viktimat nuk kanë precedentë penalë, nuk kanë pasur probleme me drejtësinë. Por ata po shohin si alternativë të gjetjes së motivit të tragjedisë, nëse viktimat kanë pasur ndonjë grindje, apo problem personal me ndonjë shtetas tjetër, që të ketë sjellë si pasojë atentatin e djeshëm. Dëshmitë e të pranishmëve, duke përfshirë dhe të plagosurit, nuk është se kanë dhënë ndonjë ndihmë të madhe për hetimin, deri në stadin e tanishëm.
Pas ngjarjes fëmijë me depresion në spital
Ngjarja e rëndë nuk ka kaluar pa pasoja në qytetin e Bajram Currit. Fëmijët e kanë ndjerë së tepërmi tmerrin e vdekjes së të rinjve me atë shpërthim të llahtarshëm. Afro 10 fëmijë janë vizituar në spital, pasi kanë shfaqur shenja depresioni, frikë nga minat dhe aktet terroriste. Kjo ka rritur tensionin në qytet dhe ka ulur jo pak sigurinë për banorët.
Nga Bajram Curri kanë ardhur disa çështje te Krimet e Rënda
Prej muajsh në Tropoojë nuk kishte ngjarje që të trondisnin qytetin si ajo që ka ndodhur ditën e djeshme. Në qytetin e Bajram Currit pas '97-ës janë bërë mbi 150 vrasje. Por hetimi ka mbetur pothuaj në fazat fillestare. Me krijimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, një numër i madh dosjesh kanë mbërritur në Tiranë. Hetimet kanë rifilluar, ndonëse rrethanat e ngjarjeve janë thuaj të njëjta. Organi i akuzës ka dërguar, madje, disa prej tyre në Gjykatë. Janë dy vrasje për të cilat akuzohet Jaho Salih Mulosmani. Janë akuzat për vrasjen e Beslim Hykës dhe Isuf Bashkurtit, dosje e cila ka shkuar në gjykatë. I pandehuri Mulosmani ka mohuar të jetë autor i këtyre krimeve, duke pretenduar që këtë çështje e kanë përdorur dhe e përdorin kundër tij.
Dosja "Tropoja" në katër vjet mbi 150 vrasje
Dosja "Tropoja" mund të jetë dosja që ka më shumë vrasje se çdo dosje tjetër. Në Bajram Curri krimi ka vrarë mbi 150 djem. Vrasjet janë bërë në mes të qytetit. Ndonëse ka pasur dëshmitare, ndonëse janë identifikuar autorët, vrasjet kanë pasur njëra tjetrën duke hapur në këtë mënyrë një varr masiv. Tropoja akuzon shtetin në këtë krim të madh që nis pas vitit 1997 dhe që kulmon me vrasjen e Azem Hajdarit në Tiranë me 12 shtator 1997. Policia në shumicën e rasteve ka qenë inekzistente, ndonëse ka pasur dijeni për vrasjet. Ajo shfajësohet se shumica e autorëve të krimeve janë larguar në drejtim të Kosovës. Tropojës i mungojnë prej 6 vitesh vizitat e dy liderve të politikës, të majtë e të djathtë, të cilët nuk e kanë përfshirë Bajram Currin në axhendat e tyre. Aktualisht vrasjet në këtë qytet janë pakësuar. Ka afro shtatë muaj që krimi ka heshtur, që nuk godet. Banorët pohojnë se acarimet e situatave vijnë nga Tirana dhe jo nga Tropoja. Ulja e krimit në Tropojë është bërë e ditur dhe zyrtarisht nga prokuroria. Në një material të Prokurisë së Përgjithshme të fundvitit të shkuar thuhet se analiza ka evidentuar edhe tendencën në ulje të procedimeve të regjistruara në Prokuroritë e rretheve gjyqësore: Tropojë 25. 4 për qind, Sarandë 14. 9 për qind, Elbasan 13. 8 për qind, Gjirokastër 10. 8 për qind, si dhe në përqindje më të vogël në Bulqizë, Përmet e Skrapar.
Ngjarje në Tropojë
5 janar 1998
Vriten Shkëlqim Haklaj e Artur Demiri. Shkëlqimi po kthehej nga Qafë Prushi ku ishte në punë si polic.
Me 6 maj 1999
I bëhet atentat Fatmir Haklajt me mina me telekomandë. Fatmiri plagoset, ndërsa vdes Eduart Haklaj.
Me 5 korrik 1999
Përsëri mina me telekomandë në makinën ku ishin vëllezërit Haklaj
Me 4 gusht 1999
Atentat me mina. Vdes Halil Haklaj e Feriz Kërrnaja, e plagoset Fatmir Haklaj.
Me 4 nëntor 1999
Në Bujan të Tropojës, vritet Fatmir Haklaj, Sami Kërrnaja e plagoset Jaho Salih Mulosmani.
Me 3 dhjetor 2000
Vritet Ylli Haklaj.
Me 8 maj 2002
Vriten në qendër të qytetit vëllai i Muahrremit, Elez Haklaj me të birin Cen Haklajn
20 shtator 2004
Me 20 shtator qëllohet rreth orës 14 00 te dera e shtëpisë kryetari Bashkisë së Bajram Currit, Isa Memia. Ai u bë shënjestër e një snajperi. Kryebashkiaku shpëtoi për mrekulli nga i vetmi plumb i qitur nga arma. Memia ishte duke u kthyer në shtëpi pas përfundimit të orarit zyrtar. Tek hyrja e pallatit të tij, në lagjen "Partizani", fare pranë komisariatit të Tropojës, ai u qëllua nga një plumb. Kryetari i Bashkisë arriti t'i shpëtonte atentatit krejt rastësisht, falë një lëvizjeve rastësore që kreu
24 nëntor 2004
Policia pohon se Riza Malaj ka shkëmbyer zjarr me të, ndërsa Malaj mohon versionin e forcave të rendit duke e quajtur një sajesë këtë pretendim