Nis gara për kryetarët e komisioneve
04/01/2005 Përmirësimet në strukturat e Kuvendit do të jenë pjesë e debatit në fillimin e sesionit të ri për vitin 2005. Kryetarët e Grupeve parlamentare dhe drejtues të Kuvendit do të përcaktojnë 8 emrat e kryetarëve për komisionet e përherëshme. Shkak për këto ndryshime është hyrja në fuqi e rregullores së re, që e redukton numrin e komisioneve parlamentare nga 13 në 8 të tilla. Reduktimi i numrit të komisioneve dhe rritja e numrit të anëtarëve në to, pretendohet të sjellë efikasitet në mbledhjet që do të zhvillohen. Ndërkohë debatet për kryesimin e komisioneve nga forcat politike pritet të jenë të ashpra, pasi ndarja do të bazohet në përqindjet që ka një forcë politike në Kuvend. Tashmë në lojë ka hyrë LZHK dhe LSI, që pretendojnë kryesimin e një komisioni, pasi kanë një përqindje të konsiderueshme të votave në parlament.
Ndarja
Sipas nenit 21 të rregullores, 8 komisionet e përherëshme do të ndahen në bazë të përqindjes që zënë grupet parlamentare në parlament. Partia Socialiste, e cila ka shumicën, pritet të ketë të paktën 4 krytetarë. Mësohet se komisionet më me peshë do të kryesohen nga mazhoranca, si Çështjet Ligjore, Administrata Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Ekonomia dhe Financa, Politikat me Jashtë dhe Komisioni për Edukimin e Mjetet e Informimit Publik. Nga ana tjetër, Partia Demokratike do të ketë drejtimin në dy komisione, kjo e alternuar me aleatët e saj. Komisioni për Integrimin Evropian, komisioni për sigurinë kombëtare. Kryetarë të komisioneve, sipas përqindjes që kanë aktualisht në Kuvend, do të kenë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, përkatësisht nga një komision. LSI-ja pritet të marrë Komisionin për Veprimtaritë Prodhuse, Tregtinë dhe Mjedisin, dhe LZHK-ja Komisionin për Punët, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
Struktura
Komisionet përbëhen nga kryetari, zëvendëskryetari dhe sekretari, të cilët do të jenë të alternuar e përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës. Çdo komision do të përbëhen nga 16 anëtarë. Nga 140 deputetë që ka parlamenti shqiptar 128 deputetë do të jenë të angazhuar me shqyrtimin e projektligjeve, me çështjet legjislative dhe vendimmarrjen e parlamentit. Ndërsa pjesa tjetër në strukturat e posaçme dhe në Këshillin e Ministrave. Struktura e re e Kuvendit pranon krijimin e komisioneve të posaçme dhe atyre hetimore, të cilat ndryshojnë nga komisionet e përhershme nga detyrat, përbërja dhe metodat e punës. Gjithashtu me propozim të konferencës së kryetarëve mund të ngrihen dhe nënkomisione për probleme të veçanta.