Nje kafe, ne 81 vjetet e Kadri Roshit
05/01/2005 Një kafe
Në 81 vjetët e Kadri Roshit
Dje, i thirrur krejt "rastësisht" në zyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar, Kiço Londo, për një "kafe", aktori Kadri Roshi do të mbetej shumë i çuditur kur aktorë, por edhe drejtuesi i institucionit do t'i uronin 81 vjetorin e lindjes
Ndoshta gëzimet për aktorin e madh të skenës shqiptare, Kadri Rroshi nuk kanë fund. Vetëm pak kohë më parë Rroshi, një nga mitet e ekranit dhe skenës shqiptare, "eleminoi" një emër po aq të madh, porse të ekranit francez, Alen Delon, kur në qytetin e Kuçovës kinemasë u vu emri i tij. Dje, i thirrur krejt "rastësisht" në zyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar, Kiço Londo, për një "kafe", ai do të mbetej shumë i çuditur kur aktorë, por edhe drejtuesi i institucionit do t'i uronin ditëlindjen. Natyrisht që gëzimi i tij ka qenë shumë i madh, si rezultat i kësaj surprize të këndëshme të përgatitur nga kolegët e tij. Nga ana tjetër, Kiço Londo ka deklaruar për "Metropol" se kjo është një praktikë e tij për të organizuar festime të kësaj natyre. "Kam organizuar ditëlindje, në skenë, në shtëpinë e aktorëve apo edhe ku kam shpresuar se një festë e tillë do të dhuronte më shumë gëzim", është shprehur Londo. Pas një periudhe të vështirë për sa i përket shëndetit, aktori Kadri Rroshi ndjehet më mirë madje, disi më i rinuar. Pikërisht gjendja e tij shëndetësore, ishte në nga arsyet që ai nuk mundi të lunate edhe në dramën e Ruzhdi Pulahës "Streha e të harruarve", nën regjinë e Mihal Luarasit. Dhe jo vetëm në këtë rast por edhe në disa raste të tjera, po për arsye shëndetësore, aktori i madh nuk ka mundur të ngjitet në skenë, me të cilën ai e ka qenë përjetësisht i "dashuruar". Mungesa e tij në skenë, është ndjerë shumë edhe nga artdashësit të cilët e kanë duartrokitur pambarimisht dhe adhurur pafundësisht. Natyrisht, që surpriza e "kafes së rastësishme" ka vazhduar edhe më një "drekë të rastësishme", organizuar me këtë rast në ambientet e bar-restorant "Ameba", në Tiranë. Në një shoqëri të këndëshme ku ishin prezent miq të vjetër të aktorit, si Lazër Filipi apo edhe Pandi Siku, i cili ka ardhur nga SHBA për të kaluar disa ditë pushime në Tiranë. Deri në mbasditen e vonë, Rroshi ka kaluar disa orë të këndëshme, ku biseda ka kaluar sa nga një temë në tjetrën, duke kujtuar me shumë nostalgji momente të së kaluarës artistike të tij. Ndoshta dëshira jo vetëm e miqëve të tij, por edhe shumë artdashësve është që së shpejti të festojmë një rikthim në skenë të aktorit, ashtu sikundër ndodhi edhe me një tjetër autoritet të skenës, Sulejman Pitarkën, i cili do të luajë së shpejti në dramën "Luga e drunjtë", me regji të Gëzim Kanes. Dy vitet e fundit shendeti i aktorit ka qenë shpesh i rrezikuar nga përkeqësimi. Por është dukur paksa e habitshme forca e brendshme e tij për t'u ngritur dhe sfiduar të pamundurën. Kjo është në karakterin e aktorit legjendë të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.
L.Olli
Drita Roshi: Kur të ndjejë forcat Kadriu do jetë në skenë
Ndërsa aktori Kadri Roshi festonte 81 vjetorin e lindjes me miq e kolegë, bashkëshortja e tij Drita ka qëndruar në shtëpi. Nuk ka mundur ta ndjekë pas aktorin, për arsye se dhe ajo ka probleme shëndetësore. Por me zë të dridhshëm ajo shprehet se jeta me aktorin ka qenë një rrugë e gjatë plot sakrifica. Në sytë e Dritës aktori Kadri Roshi është mbi të gjitha njeriu me një forcë të rrallë shpirtërore.
Me një shprehje të dukshme të ndjenjës së prekur, ajo thotë se aktorit këto kohët e fundit e ka munduar shumë sëmundja. "Kadriu këto kohët po ndje se mosha po i rrëshqet", thotë Drita. Ajo thotë se aktori do të donte që gjithë shpirt të ngjitej sërish në skenë por nuk mundtte. "Kur të ndjejë se forcat do t'i vijnë sigurisht që nuk do të qëndrojë pa u ngjitur në skenë", me zë pak të lëshuar, Drita, bashkëshortja e aktorit të madh, nuk mund të tregojë më tej. Edhe ajo e "mundur" nga sëmundja e zemrës gati "justifikohet" në pafaj se shëndeti ishte arsyeja pse nuk shoqëroi dot, dje aktorin në 81 vjetorin e lindjes.
"Hotel Ballkan", premierën e në Durrës
Një realizim i përbashkët i Teatrit Aleksander Moisiu, të Durrësit me Teatrin Kombëtar, do të sjellë në skenë, ditën e shtunë, dramën e shkruar nga Bashkim Hoxha "Hotel Ballkan", një dramë e bazuar në motivet e romanit të Bashkim Hoxhës, që mban të njëjtin titull. Subjekti i veprës trajton temën e dashurive të pamundura në Ballkanin e pas luftës. Hijet e së kaluarës, jetojnë të tashmen e krimi vazhdon të mbetet i pandëshkuar. Ngjarjet janë të vendosura në sfondin e përdhunimeve masive dhe sjellin marrdhëniet e ndërlikuara njerëzore, në një vend ku dashuria është vrarë Pavarësisht se është hera e parë që kjo dramë vihet në skenë në Shqipëri, ajo është vënë më parë edhe nga Trupa e Teatrit Shqiptar të Maqedonisë. Driada Dervishi është regjisorja e kësaj vënie në skenë, pas disa drejtimesh të suksessëshmesi në dramën "Babai" të August Strindberg dhe "Nuk paguajmë, nuk paguajmë", komedi nga Dario Fo. Kjo është drama e parë shqiptare nën regjinë e saj. Natyrisht që edhe aktorët që luajnë në këtë dramë, pavarësisht se të brezave të ndryshëm janë nga më të njojturit të skenës shqiptare. Ndriçim Xhepa, Lulëzim Zeqja, Rozina Prendi (Kostani), Neritan Liçaj, Xhelal Tafaj, Hysen Bashhysa, Artion Vreto, Eftiola Lacka, janë disa nga aktorët që do të interpretojnë në këtë shfaqje.
Romani "Hotel Ballkan", është një roman i ribotuar 5 herë dhe është botuar edhe në anglisht nga një shtëpi botuese në Arizona të SHBA. Madje, versioni anglisht ka patur një ecuri shitjesh mjaft të mirë në stien e internetit "Amazon.com". Por edhe autori i romanit, mbi të cilin është ndërtuar edhe drama në fjalë, Bashkim Hoxha, në vitin 1988 me dramën "Unë dhe Mefistofeli", vënë në skenë nga Teatri Kombëtar ka fituar çmimin "Aleksander Moisiu". Të njëjtin çmim ai ka fituar edhe në vitin 1976, me dramën "Këngë dashurie me korba".
l. olli