Seancë e jashtëzakonshme për mbledhjen e deputetëve
04/01/2005 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar dje se opozita ka mbledhur të gjitha firmat e nevojshme për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme për miratimin e Kodit Zgjedhor. Në konferencën e parë për shtyp për vitin 2005, Berisha fajësoi krerët e parlamentit që, sipas tij, po përpiqen të sabotojnë zhvillimin e seancës për implementimin e pikave të protokoll-marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës në prezencën e ambasadorit të OSBE-së, të arritur më 30 dhjetor të vitit të shkuar. "Ne kemi mbledhur të gjitha firmat e nevojshme dhe sot do t'i dorëzonim në Kryesinë e Kuvendit për të mbledhur parlamentin në seancë të jashtëzakonshme ditën e enjte, mirëpo nuk gjendet asnjëri në drejtorinë e protokollit dhe drejtuesit e parlamentit kanë fikur telefonat. Jam i informuar nga kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Topi, për të gjitha këto veprime", tha Berisha. Sipas kreut demokrat, demokratët kanë dashur që seanca e jashtëzakonshme të zhvillohej më datën 6 janar, por këtë nuk e lejojnë përcaktimet kushtetuese. "Ne do të donim që të enjten të mblidhej parlamenti, por përcaktimet kushtetuese japin një afat të caktuar (triditor), kështuqë ka të ngjarë që të mbetet për të hënën mbledhja e parlamentit në seancë të jashtëzakonshme. Nuk ka dyshim që parlamenti do të mblidhet, ose ditën e enjte, ose ditën e hënë për të miratuar ato që u arritën pikë për pikë në protokollin e përbashkët PD-PS në praninë e OSBE për ndarjen e zonave dhe ndryshimet në Kodin Elektoral", tha Berisha.
Votimi
Opozita, nga ana e saj, shprehet se do ta votojë në unison protokollin e arritur nga krerët e grupeve parlamentare të mazhorancës që u përfaqësua nga Gramoz Ruçi dhe opozitës të përfaqësuar nga Bamir Topi. Sipas Berishës, pikat e miratuara në këtë protokoll janë në përputhje me kriteret e vendosura nga Komisioni i Venecias dhe krijojnë mundësinë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Ne e votojmë plotësisht atë protokoll-marrëveshje. Ajo i njeh të gjitha kriteret e Kodit të Venecias, të cilat mundësojnë shpërndarjen e zonave me forcë elektorale përafërsisht të barabartë. Jemi plotësisht të vendosur të mbështesim tërësisht këtë marrëveshje”, tha lideri demokrat. Për nënshkrimin e protokoll-marrëveshjes, e cila i hap rrugë miratimit të hartës së re elektorale dhe kodit zgjedhor, u desh ndërhyrja e ambasadorit të OSBES-së në Tiranë, Pavel Vaçek, pasi pozita dhe opozita nuk arritën ta gjejnë gjuhën e përbashkët. Në protokoll-marëveshjen e arritur u ra dakord që të shfuqizohet ligji aktual mbi ndarjen zonale dhe të miratohet një ligj i ri, i cili do të përcaktojë 100 zonat e reja elektorale me një numër përafërsisht të barabartë zgjedhësish.
Protokoll Marrëveshja
1. Palët bien dakord të shfuqizojnë ligjin aktual "mbi ndarjen e zonave zgjedhore", të përgatisin e të miratojnë një ligj të ri, që do të përcaktojë 100 zona zgjedhore me një numër përafërsisht të barabartë zgjedhësish dhe me një shmangie prej jo më shumë se 10% nga numri mesatar i zgjedhësve në një zonë elektorale
2. Prezenca e OSBE-së do të ndihmojë në krijimin, anën teknike dhe kryesimin e një grupi pune për ndarjen e zonave zgjedhore të përbërë në veçanti nga përfaqësues të PD-së dhe PS-së, të cilët do të hartojnë një ligj të ri për ndarjen e zonave zgjedhore. Përveçse do të mbështesë Grupin e Punës së Ekspertëve, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të sigurojë dhe një ekspert ndërkombëtar që do të marrë pjesë në grupin e punës. Grupi i ekspertëve do të ngrihet sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se data 10 janar 2005 dhe do të shpërndahet kur projektligji përkatës t'i jetë dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë
3. Palët janë dakord që për ndarjen e zonave, Grupi i Punës të mbështetet te një kombinim i përshtatshëm i kritereve ashtu siç renditen në Kodin e Praktikave të Mira të Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës, te popullsia, numri i banorëve me nënshtetësi shqiptare (përfshirë të miturit), numri i zgjedhësve të regjistruar dhe, mundësisht, numri i zgjedhësve që kanë votuar, me qëllim që të përcaktohen shifrat më të përafërta të numurit të vërtetë të zgjedhësve në zonën përkatëse
4. Ky protokoll është arritur nga palët dhe nuk angazhon grupe të tjera parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, të cilat, megjithatë, janë të lutura të japin kontributin e tyre në punën e Grupit të Punës së Ekspertëve. Ky protokoll do t'i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë, në mënyrë që Kuvendi të njihet me të dhe ta vlerësojë