E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filumena Marturano, 25 gra te denuara pjesmarrese ne premiere

Drejtoria e Burgjeve

Tiranë, 19 Mars, 14:06, NOA - Drejtoria e Burgjeve ka marrë vendimin që 25 gra të dënuara të marrin pjesë në premierën e “Filumena Marturano”.

Në një njoftim të këtij institucioni bëhet e ditur se, ditën e premte datë 20 mars 2009, në orën 19:00, 25 gra të dënuara nga Institucioni Penal  “Ali Demi” do të marrin pjesë në premierën “Filumena Marturano” që do shfaqet në sallën e Teatrit Kombëtar. 

“Filumena Marturano” bën fjalë për jetën e një vajze që prostituohej dhe ndryshimin radikal  që pasoi jetën e saj si rrjedhojë e një vendimi për të ndryshuar jetën tërësisht.

Ky është dhe mesazhi kryesor që duam të përcjellin tek gratë e dënuara me burg. Pavarësisht situatës që ndodhen, mjafton një vendim në kohën dhe momentin e duhur për të marrë në kontroll jetën dhe ta shndërrojnë plotësisht duke bërë më të mirën.

Gratë që u përzgjodhën për të ndjekur këtë premierë janë vlerësuar pozitivisht për sjelljen e tyre në institucion si dhe janë në muajt e fundit të dënimit të tyre dhe nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri për qytetarët e lirë.

Kjo është hera e parë që grave iu jepet mundësia të ndjekin një premierë nga salla, që në momentin që kanë marrë dënimin për veprën penale të kryer.

Pjesëmarrja e grave në këtë premierë u bë e mundur nëpërmjet iniciativës së drejtorit të Teatrit Kombëtar, Kristaq Vrami dhe fal bashkëpunimit gjatë këtyre viteve për organizimin e aktiviteteve të ndryshme në institucionin “Ali Demi”.

e.l/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›