Franca, ne protestat me te medha qytetare anti Sarkozi

Paris, 20 mars, 10:05, NOA - Me mitingun dhe grevat më të mëdha që prej zgjedhjes në krye të francës së Presidentit Nicolas Sarkozy, sindikatat franceze demonstruan për një orientim më të fortë social të polikave ekonomike.
Sipas të dhënave të policisë në të gjithë Francën protestuan 1,2 milionë vetë dhe prej tyre u ndaluan 300 persona. Ndërsa sindikatat folën për tre milionë pjesëmarrës në protesta.
Kërkesat qëndrore ishin mbrojtja e vendeve të punës dhe të ardhura më të larta. Paralelisht u zhvilluan greva në sektorin e shërbimeve publike, me të cilat u bashkuan edhe të punësuarit e shumë sipërmarrjeve private nga sektori i prodhimit të makinave dhe ai energjitik.
Kryeministri francez François Fillon, për shkak të grevave hoqi dorë nga pjesëmarrja në hapjen e samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Në përfundim të protestave të qytetarëve, në kryeqytetin Paris pati trazira. Grupe të rinjsh i vunë flakën kazanëve të plehrave dhe sulmuan policët.
n.e/NOA