Odise Roshi shënon golin e parë në Bundesligë, gol që i jep Këlnit 3 pikë
Pavarësisht mungesës së Podolskit për shkak dëmtimi, Këlni arriti të marrë 3 pikë mjaft me vlerë në transfertë kundër Kaiserslautern, fitore me rezultat 0-1. Goli i vetëm i takimit mban firmën e mesfushorit shqiptar, Odise Roshi, i realizuar në minutën 72. Roshi kishte vetëm një minutë që kishte hyrë në fushën e lojës, por me zgjuarsi krosin e arrdhur nga koditja e këndit e godet me kokë dhe shënon. Ky është goli i parë për mesfushorin shqiptar në Bundesligën e parë gjermane. 20 vje]ari ka lujatur pak, por gjithmonë stafi ka folur me superlative për talentin e fierakut. Roshi kaloi në verë tek Këlni dhe për drejtuesit e skuadrës gjermane, mesfushori i kombëtares shqiptare konsiderohet si lojtar i së ardhmes.
