NBA regjistron rekordin e Toni Parker

Nëse Toni Parker realizon 42 pikë është e vështirë për të gjithë, madje edhe për Oklahoma Siti Thandër që të mposhtë San Antonion. Në fakt, “Spurs” fituan me shifrat 107-96 me basketbollistin franko-belg që praktikisht e fitoi ndeshjen i vetëm. Madje, me paraqitjen në këtë sfidë, Parker u bë edhe asistmeni më i mirë në historinë e San Antonios, me plot 4.477 në 11 vjet aktivizim. Kevin Durant nuk qëndroi në hije, megjithatë 22 pikët dhe 11 pritjet e tij nën tabelë, si edhe 19 pikët e Harden nuk mjaftuan.
Los Anxhelos Lejkërs pëson humbjen e tetë në 11 ndeshje jashtë fushe. Skuadra kaliforniane u dorëzua me shifrat 96-87 përballë Utah Xhez. 26 pikët e Brajant dhe 24 pikët e 16 pritjet nën tabelë të Gasol nuk mjaftuan. Xhez u paraqitën më mirë, me pesë lojtarë me shifra dopio, duke shfrytëzuar lojën me kundërsulme.
Nuk zhgënjen Çikago përballë Miluokit 113-90. Rouz e Deng udhëhoqën Bulls-at drejt një fitoreje të lehtë: 26 pikë dhe 13 asist për të parin dhe 21 pikë për të dytin, i rikthyer në parket pas mungesës prej 7 ndeshjesh.
Nju Jork Niks triumfoi 99-92 në derbin përballë Nju Xhërsit, ndërsa protagonisti surprizë I ndeshjes ishte Xheremi Lin, që realizoi 25 pikë për nju-jorkezët në “Madison Square Garden”.
Në sfidat e tjera, Los Anxhelos Klipërs fitojnë 107-81 me Uashingtonin, Filadelfia mposht 98-87 Atlantën, Orlando (85-81) me Indianën, Detroit (98-87) me Nju Orlins, Feniks (95-89) me Sharlotën, Minezota (100-91) me Hjuston, Portland (117-97) me Denver dhe Sakramento (114-106) me Golden Stejt. Kampionët në fuqi, Dallas Maveriks, thyen 91-88 në fushën e Klivland.