Gjenden në serbatorin e “Opel”-it 15 kg heroinë

12/03/2005 Arrestohet poseduesi i saj, bllokohet droga
DURRËS - Një shtetas, nga fshatrat e Manzës, është ndaluar mbrëmë nga policia e portit të Durrësit, pasi, gjatë kontrollit të automjetit të tij, është gjetur e fshehur një sasi e madhe lënde narkotike. Burime nga policia bënë të ditur se droga, me peshë 15 kg, mendohet të jetë e llojit heroinë dhe se ajo ishte ambalazhuar në disa pako. Zbulimi i drogës së fshehur në serbatorin e autoveturës së shtetasit shqiptar Edmond Tori është mundësuar nga pajisjet elektronike të vendosura në pikën e kontrollit të automjeteve, pajisje të dhuruara nga ICITAP në majin e vitit 2004.
Sipas policisë, mësohet se Tori është emigrant në Itali dhe se ai ishte person i dyshuar për përfshirje në rrjetin e trafikut të
lëndëve narkotike.
Informacioni
Dyshimet e policisë për mundësinë e përfshirjes së tij në një rrjet të trafikut të drogës janë pasuar nga mbajtja nën vëzhgim për të gjithë kohën që 30-vjeçari ka qëndruar në Shqipëri dhe pas mbledhjes së informacionit ka mundur të zbulojë se ai do të niste
drejt Italisë një sasi të konsideruar droge.
Sinjalizimet e agjentëve të antikrimit se Tori do të nisej drejt Italisë, në orët e mesnatës së datës 11 mars, ka vënë në lëvizje policinë e portit, e cila ka dërguar në sheshin e trageteve përforcime, si dhe ka mbajtur nën vëzhgim edhe rrethimin e portit me idenë e mundësisë së bashkautorëve në tentativën e kalimit të
drogës.
Droga, në sasinë prej 15 kg, është gjetur e fshehur në serbatorin e makinës, tip “Opel”, me targa BB 088 FC, pronë e shtetasit 30-vjeçar Edmond Tori. Emigranti, me leje të rregullta qëndrimi e punësimi në Itali, është futur në mbrëmje në sheshin e trageteve dhe në automjetin me të cilin udhëtonte nuk ka pasur persona të tjerë.
Shtetasi Edmond Tori do të udhëtonte drejt Ankonës, ndërkohë që ai kishte bërë disa hyrje e dalje nga ky port me dokumente të rregullta.
Operacioni
Mbrëmë, 30-vjeçari Tori ka hyrë në pikën e kontrollit të automjeteve. Për të gjetur sasinë e drogës, fillimisht automjeti tip “Opel”, me targa BB 088 FC, pronë e emigrantit Tori, nga Manza e Durrësit, i është nënshtruar kontrollit të brendshëm dhe për këtë policia ka zhveshur të gjithë tapicerinë, ndërkohë që janë lëshuar edhe qentë antidrogë. Pas këtij veprimi, nisur nga mbledhja e informacionit, i cili ka rezultuar i sigurtë policia ka vënë në veprim sondat si dhe pajisjet e tjera elektronike. Fillimisht, policia bëri të ditur se u bllokuan 5.3 kg drogë, por dyshimet se në serbator ka pasur më shumë lëndë narkotike kanë bërë që policia të këmbëngulë në kontrollin e mëtejshëm.
Ndërsa Tori është shoqëruar në dhomat e paraburgimit, policia ka nxjerrë nga thellësia e serbatorit 15 kg drogë. Ajo, sipas zyrës së antidrogës, ka qenë e paketuar shumë mirë dhe e ndarë në 29 pako, ndërkohë që policia ka hedhur dyshimet se Tori është
i përfshirë në një rrjet trafiku që shtrihet në Shqipëri e Itali, ku edhe ka qenë destinacioni i drogës.
Viti 2005
Droga e parë e bllokuar në Portin e Durrësit
Kjo është sasia e parë e sekuestruar që nga janari i këtij viti në sasi të tillë, ndërkohë që doza të vogla janë kapur gjatë kontrollit në banesa. Kjo sasi droge, është e para e zbuluar e bllokuar në pikën e kontrollit të automjeteve në portin e Durrësit, ndërkohë që në mënyrë të përsëritur, në portet italiane janë sekuestruar sasi të mëdha droge, ndërsa trafikantët mësohet se i kishin shpëtuar kontrollit të policisë së Durrësit.
Vitin e kaluar, në Durrës, janë evidentuar 14 raste të penalizimit të shtetasve shqiptar për shpërndarje, trafikim dhe kultivim droge.