E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kamarierja e dypunësuar bënte edhe prostitutën

12/03/2005  Pranga Puntores, turori dhe kientit

SARANDË – Një 19-vjeçare, e punësuar si kamariere në një lokal, ka “punuar” për më shumë se një muaj edhe si prostitutë, por “fati” nuk ka qenë me të, pasi ka rënë në pranga së bashku me pronarin e lokalit, i cili dyshohet se ka patur dhe rolin e tutorit.

Forcat e policisë së komisariatit të Sarandës kanë arrestuar dje shtetasin Klodian Piro, 22 vjeç dhe shtetasen Ornela Kasneci, me origjinë nga qyteti i Delvinës, banuese në Sarandë. Piro akuzohet për nxitje dhe shfrytëzim prostitucioni, duke përfituar shuma të konsiderueshme financiare gjatë shfrytëzimit të 19-vjeçares në ushtrimin e “profesionit” të prostitutës.

Ndalimi i tyre, sipas burimeve zyrtare të policisë së qytetit jugor bregdetar, është kryer në lokalin “Aleksandros”, në afërsi të shkollës “9 Tetori”. Në këtë lokal, 19-vjeçarja Ornela Kasneci punonte prej një periudhe 36 ditore. Piro, sipas informacioneve policore, mendohet që ta ketë detyruar 19-vjeçaren për të ushtruar këtë prostitucion me klientët e lokalit.

Policia ka bllokuar një shumë të konsiderueshme financiare si provë materiale. Të ndaluarit janë marrë në pyetje nga ana e grupit të hetimit, por burimet nuk kanë dhënë më shumë sqarime rreth deklarimeve të tyre.

Personi me inicialet B.K., nga fshatrat e minoritetit të Sarandës ka qenë klienti i fundit i Kasnecit, i cili ka ndihmuar në zbulimin e kësaj ngjarjeje nga organet policore. Është hera e parë që në qytetin turistik zbulohet një rast i ushtrimit të prostitucionit në një nga lokalet kryesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›