E Hënë, 2 Nëntor 2026

I dehur, kërcënon me armë familjen

12/03/2005  Pas denoncimit, prangoset kryefamiljari

DURRËS – Një burrë ka kërcënur me armë, pjesëtarët e familjes së tij, ndërsa është prangosur nga poicia. Megjithëse ka kryer disa vite burg për keqtrajtimin e pjesëtarëve të familjes, 46-vjeçari V.Ingjulli është përballur përsëri me policinë e Durrësit. Babai i katër fëmijëve është dënuar dy herë më parë për rrahje dhe kanosje dhe për këtë arsye ka vuajtur disa vite heqje lirie. Ingjulli, me banim në Bubq të Krujës, me arsim 8 klasë, është arrestuar pas denoncimit të bërë nga familjarët. Sipas burimeve policore, 46-vjeçari një natë para se të përballej me policinë, është grindur me gruan, vjehrrin dhe fëmijët. Ka qenë gjendja e tij depresive si dhe konsumimi i një sasie në doza të larta alkooli, ajo që ka provokuar sherrin në familje dhe më pas ka degjeneruar në kanosje me armë. Të vendosur përballë kësaj situate, e cila mësohet se ka alarmuar edhe lagjen, familjarët kanë bërë të gjitha përpjekjet për të qetësuar kryefamiljarin dhe më pas kanë njoftuar policinë.

Me të marrë njofimin, një furgon policie nga komisariati i Krujës ka arrestuar 46-vjeçarin brenda në banesë. Por policia ka

ushtruar edhe kontroll për të gjetur armën, më të cilën ai kishte kërcënuar dhe gjatë kontrollit së bashku me pushkën model 56 të kalibrit 7.62 mm të mbajtur pa leje kanë nxjerrë nga garderoba edhe dy thika, të strehuara në mes të rrobave.

Sipas policisë, ka qenë frika e përdorimit të armës nga burri i shtëpisë si dhe shija e hidhur e shkaktuar nga dy rastet e tjera të kanosjes që detyruan gruan dhe fëmijët të kërkonn ndihmën e forcave të rendit, për arrestimin e Ingjulit.

Kanosjet mes çifteve nën kurorë është fenomen i njohur në qarkun e Durrësit dhe kjo ka bërë që edhe numri i divorceve të jetë i lartë. Madje, vitin e kaluar, një grua nga Shijaku dërgoi drejt dhomave të burgut burrin e saj, pasi i shoqi e detyronte të kryente marrëdhënie intime në prani të fëmijëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›