Finalja edhe Kapelo mendon Spanje-Gjermani

Pas presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, edhe Fabio Kapelo mendon se përballë tyre në finalen e Euro 2012-ës do të jenë Spanja dhe Gjermania. Ish-trajneri i Realit të Madridit, Milanit dhe Juventusit ka bërë parashikimin e tij përsa i takon skuadrave favorite në Kampionatin Europian në Poloni dhe Ukrainë, duke besuar më tepër te potenciali i “panzerave” dhe i “Furisë së Kuqe”.
“Spanja dhe Gjermania do të jenë dy skuadrat finaliste të Euro 2012”, deklaroi pa doreza Kapelo. Tekniku i mirënjohur italian nënvijëzoi se “Gjermania ka një shpirt të jashtëzakonshëm dhe është shumë e fortë, ndërsa Spanja është skuadra që luan futbollin më të mirë, edhe pse i mungon diçka në sulm, ose më saktësisht një lojtar si Lionel Mesi”.
“Duke i parë të gjitha skuadrat çerekfinaliste, mendoj se këto dy përfaqësuese janë superiore nëse krahasohen me të tjerat”, shtoi Kapelo nga Bogota, ku ndodhet për “betejën e yjeve”, ndeshje e organizuar nga Fondacioni Lionel Mesi, ku do të drejtojë skuadrën e yjeve të pjesës tjetër të botës.
Nuk kishin si të mungonin edhe ngacmimet për sfidën çerekfinale të së shtunës, ndërmjet skuadrës së vendit të tij, Italisë dhe Anglisë, ekip nga i cili Fabio Kapelo dha dorëheqjen vetëm pak javë përpara startit të Euro 2012.
“Edhe Italia dhe Anglia kanë shanse të mira të fitojnë. Për këtë të fundit nuk mund të flas shumë, pasi kam punuar katër vjet dhe kjo nuk mund të harrohet lehtë. Kjo është arsyeja që në sfidën Itali-Angli kam ndjesi kontradiktore se cilën skuadër do të mbështes”, tha Kapelo.