Greqia sfidon Gjermanine
Nëse futbolli do të luhej në letër, atëherë dueli çerekfinal ndërmjet Gjermanisë dhe Greqisë nuk do të kishte asnjë histori. Por, duke qenë se në futboll gjithçka vendoset në fushën e lojës, atëherë helenët marrin guximin që të sfidojnë “panzerat”. Duke i krahasuar skuadrat për nga emri dhe potenciali, Gjermania mendohet të jetë fituese, por tekniku Joakim Lëv paralajmëron skuadrën e tij se ky mision nuk do të jetë aspak i lehtë. Ai e ka të qartë murin që do të ngrenë grekët dhe kërkon “instikt vrasësi” nga lojtarët e tij.
“Kundër Greqisë duhet të përdorim ‘instiktin vrasës’. Parashikoj se në këtë sfidë Gjermania do të përplaset kundër një shkëmbi. Ata mbrohen me shumë kujdes në gjysmëfushën e tyre. Greqia ka një mbrojtje mjaft solide dhe prej vitit 2004 praktikon të njëjtin stil loje, me një skuadër mjaft të ngjeshur. Për më tepër, grekët janë mjeshtër të mbijetesës në Europë dhe këtë e mësoi edhe Rusia”.
Gjithsesi, drejtuesi i stolit, e pranon faktin se skuadra e tij është favorite në këtë përballje, por sipas tij, kjo nuk do të thotë se Gjermania do ti nënvlerësojë kundërshtarët. Përkundrazi Lëv kërkon përqendrim maksimal, duke theksuar se për të kaluar pengesën helene, gjermanët duhet të luajnë ashtu si dinë dhe të përdorin të gjithë kualitetin që zotërojnë. Ndërkohë, trajneri ka nënvijëzuar se nuk po mendon për faktin që ndeshja mund të kalojë në kohën shtesë, apo se për të vendosur ekipin gjysmëfinalist mund të nevojiten penalltitë.
Në anën tjetër, tekniku Fernando Santos e pranon se problemet ekonomike e kanë prekur edhe skuadrën greke në Euro 2012, megjithatë ai i ka kërkuar lojtarëve që të përqendrohen vetëm te ndeshja. Portugezi 57-vjeçar, i cili ka marrë drejtimin e stolit helen që prej largimit të Oto Rehagel në vitin 2010, mendon se kualifikimi i Greqisë nuk është çudi, e madje beson se surpriza është e realizueshme edhe me Gjermaninë.
“Gjithmonë kemi besuar se mund të kualifikoheshim nga faza e grupeve. Edhe pse në dy ndeshjet e para nuk morrëm rezultate pozitive, ne e dinim që mund ta kalonim fazën e grupeve. A mund ta përsërisë Greqia surprizën e vitit 2004? Fillimisht mund të them se ne të gjithë besojmë se mund ta mposhtim Gjermaninë. Kemi armët tona dhe mund ti përdorim për të vazhduar ëndrrën dhe të kualifikohemi edhe pse Gjermania është favorite”.
Misioni grek është shumë i vështirë, pasi Gjermania ka fituar 14 ndeshjet e fundit zyrtare, një rekord për kombëtaren, ndërkohë që “Mannschaft” nuk ka humbur kurrë përballë helenëve, ku në tetë ndeshje kanë regjistruar 5 fitore dhe 3 barazime.