mbelsirat e Europianit
Polakët po e tregojnë veten shumë sportivë, tani pas eleminimit të dhimbshëm nga Euro 2012. Në qytetin e Gdanskut, është një pastiçiere e quajtur Keti Kaçmarek e cila vazhdon të gatuajë ëmbëlsira me ngjyrat e skuadrave të mbetura në kampionat.
Pavarësisht se ngjyrat e shtrenjta dhe të dashura të Polonisë nuk do të jenë më pjesë e kekut të saj, që ndahet me kupa të vogla, sërish ajo nuk dekurajohet.
Natyrisht, ky është një pasion sa sportiv aq edhe biznesi, pasi kjo është një formë për të tërhequr sa më shumë klientelë dhe për të fituar sa më shumë para.
Keti prodhon kekë pa fund, me ngjyra të ndryshme dhe forma po të ndryshme, ndërsa suksesi vazhdon sepse ende ka shumë tifozë të huaj që janë në Gdansk.
“Ne kemi një pasion për këto ëmbëlsira, - thotë Keti, - dhe duam të tregojmë edhe kënaqësinë që kampionati europian ishte dhe është edhe në Gdansk”. Keti tregon disa nga ëmbëlsirat dhe thotë se ato janë bërë ekskluzivisht për ndeshjen mes Gjermanisë dhe Greqisë, përballja e dytë çerekfinale pas asaj Çeki-Portugali.
Pastiçierja polake ka kekë dedikuar Nojerit, Halkias, Karagunisit dhe lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave. Deri tani, ajo është gëzuar se në dyqanin e saj kanë qenë tifozë spanjollë, irlandezë dhe gjermanë, por ajo pret që të ketë edhe të tjerë.