Murinjo Kujdes Itali

Kanë ndryshuar kohët dhe tashmë pragmatistët gjenden përtej La Manshit, apo Kanalit Anglez. Edhe Zhoze Murinjo e ka vënë re këtë dhe nuk kishte si ndodhte ndryshe, kur bëhet fjalë për një njeri të mprehtë në çështjet e futbollit.
Trajneri i Realit të Madridit i bën thirrje Italisë që të ketë shumë kujdes ndaj Anglisë në çerekfinalen e së dielës në Euro 2012, përballje që ai e quan shumë të vështirë.
“Mendoj se trajneri Çezare Prandeli ka punuar fort dhe ka ndërtuar një skuadër që luan futboll shumë të mirë, - vjen fillimisht vlerësimi i Murinjos, - por, duhet të bëjë shumë kujdes pasi Anglia ka ecur përpara në këtë Europian pa bërë aspak zhurmë. Kjo e bën Anglinë tepër të rrezikshme dhe për më tepër, anglezët janë shumë pragmatistë”.
Kjo ka ndodhur falë ndikimit të ish-trajnerit Fabio Kapelo dhe të trajnerit të tanishëm, Roi Hoxhson, pasi të dy themelin e filozofisë së skuadrave të tyre e kanë të lidhur me mbrojtjen. Në të kundërt, Italia e Prandelit duket më e prirur drejt sulmit, ndonëse ndaj Spanjës tregoi se nuk ka harruar aspak të mbrohet kur ndodhet në vështirësi.
Përtej kësaj çerekfinaleje, Murinjo mendon se gjithsesi favorite për ta fituar kampionatin europian mbetet Spanja. “Ekipi i Del Boskes ka më shumë mundësi për të fituar, pasi ka lojtarë shumë të mirë dhe përvojë të madhe, - thekson “Mou”, - edhe pse Gjermania është shumë e fortë dhe po ashtu Portugalia një ekip shumë i mirë”.
Murinjo ka qenë në dy ndeshje të Europianit deri tani, në Portugali-Gjermani dhe Spanjë-Itali, ndërsa besohet se mund të jetë edhe në ndonjë përballje tjetër.