E Diel, 1 Nëntor 2026

Finalja, shërbimet sekrete në gatishmëri

Shërbimet sekrete ruse do të jenë në gatishmëri për të garantuar sigurinë gjatë finales së Ligës së Kampioneve mes Mançester Junajtid dhe Çelsit, që do të luhet të mërkurën në Moskë. Këtë e ka bërë të ditur gjenerali Viktor Komogorov, zv/drejtori i Fsb, duke folur për mediat ruse. "Objektivi ynë kryesor është të gjejmë mes tifozëve ata që janë të shpallur në kërkim apo të implikuar në aktivitete terroriste ndërkombëtare", tha ai. Ndërkohë, janë mobilizuar edhe forcat kufitare, të cilat janë në varësi të Fsb, ndërsa policia e qytetit do të përforcohet me agjentë britanikë, të cilët i njohin mirë huliganët e të dyja skuadrave. Në qytet janë instaluar 65 mijë videokamera, për të pasur situatën në kontroll para dhe pas ndeshjes. Në qytet pritet të mbërrijnë 50 mijë tifozë anglezë, por vetëm 42 mijë prej tyre kanë bileta dhe mund të hyjnë në stadium.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›