Largimet dhe emërimet në Ministrinë e Shëndetësisë
Menjëherë pas publikimit të emrave të ministrave të rinj të qeverisë "Berisha 2" janë diskutuar edhe emrat e bashkëpunëtorëve më të rinj të cilët do të qëndrojnë pranë ministrave të rinj në detyrë. Ministria e Shëndetësisë, ashtu siç ka përjetuar çdo vit largime dhe emërime të reja edhe këtë herë do të vazhdojë me të njëjtin proces. Të paktën shumica e të emëruarve pas largimit të stafit të ish-ministrit Nard Ndoka e dinë që duhet të bëjnë gati dorëheqjen, para se të bëhet gati shkresa e largimit. Ndërkohë që institucionet më të rëndësishme në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, edhe ato do të kenë nga një drejtues të ri. Konkretisht, drejtori i Burimeve Njerëzore, drejtori i Politikave Shëndetësore, kryetari i Kabinetit, sekretari i Përgjithshëm, këshilltarët por edhe drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme priten të zëvendësohen me të tjerë. Emrat më të përfolur deri dje në kabinetin e ministrit të ri të Shëndetësisë, Petrit Vasili, janë: Ylli Dylgjeri, në postin e kryetarit të kabinetit, Edmond Harizaj, në postin e drejtorit të burimeve njerëzore, si dhe Pëllumb Pipero në postin e drejtorit të qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza" apo pranë drejtimit të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave.
Të tjerë persona që mendohet se do të jenë pjesë e stafit të ngushtë të ministrit Petrit Vasili janë në diskutim e sipër gjatë ditëve në vazhdim. Sa u takon emrave të zëvendësministrave, ende nuk ka asnjë informacion nëse do të kemi të rinj, apo do të qëndrojnë në detyrë zëvendësministrat aktualë. Pavarësisht postit që mban emrin "politik" zëvendësministrat në bazë të ligjit emërohen dhe shkarkohen vetëm me firmën e Kryeministrit. Edhe këtë radhë do të pritet shkresa e tij zyrtare për t‘u informuar nëse do të ketë zëvendësime të tjera në Ministrinë e Shëndetësisë apo figurat aktuale do të jenë të pranishme edhe për 4-vjeçarin e ardhshëm. Sakaq, largimet dhe emërime të reja priten edhe në administratën e qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza", përkatësisht drejtoritë më të rëndësishme të klasifikuara "karrige politike". Sakaq, posti, i cili po diskutohet më tepër jo vetëm në nivele politike, por edhe mes punonjësve të thjeshtë të shëndetësisë është drejtuesi i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Largimi i Elvana Hanës apo vazhdimi i punës së saj në krye të këtij instituti edhe për 4 vjet, ka qenë pjesë e bisedave të kësaj jave mes punonjësve të shëndetësisë në kryeqytet.