Financat: Stoku i borxhit publik arriti në 751.5 miliardë lekë
19/08/2011 Borxhi afatshkurtër zë rreth 57% të totalit të borxhit të brendshëm të qeverisë
Shtrenjtohet borxhi i jashtëm gjatë pjesës së parë të këtij viti. Ministria e Financave bën me dije se gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2011 në tregun e brendshëm primar, interesat e letrave me vlerë të qeverisë kanë pasur tendencë rritëse. Kështu, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në fund të qershorit, stoku i borxhit publik arriti në 751.5 miliardë lekë, duke u rritur me 5% në krahasim me nivelin e tij në dhjetor 2010. Huamarrja totale përbëhej në masën 58% nga borxhi i brendshëm dhe 42% nga borxhi i jashtëm. Por, megjithatë, norma mesatare e ponderuar e portofolit të letrave me vlerë të qeverisë është ulur në 8.05%, nga 8.43% që ishte në fund të vitit 2010, sepse qeveria ka emetuar më shumë instrumente borxhi afatshkurtër. Kreditori kryesor i qeverisë shqiptare vazhdon të jetë Raiffeisen Bank. Banka më e madhe depozituese në vend mban rreth 34% të borxhit të brendshëm, por megjithatë pesha e saj në treg ka rënë në vitet e fundit. Deri në vitin 2008, Raiffeisen zinte afro 37% të tregut të brendshëm të letrave me vlerë. Bankat e tjera zënë së bashku 36.5% të tregut, ndërkohë që individët zënë 11.7%. Të dhënat zyrtare tregojnë se borxhi afatshkurtër, me afat maturimi më pak se një vit, zë rreth 57% të totalit të borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare. Për sa i takon borxhit të jashtëm, duket se tendenca e kostove nuk është pozitive. Dy normat bazë, Libori për dollarin amerikan dhe Euribori për euron kanë ndjekur një tendencë rritëse, gjë që do të japë ndikimin e vet në shërbimin e borxhit të jashtëm. Pjesa më e madhe e borxhit të jashtëm të Shqipërisë, rreth 58%, është në euro. Euribori me maturim 12-mujor qëndron aktualisht pranë nivelit 2.1%, ndërkohë që në fund të vitit 2010 ishte 1.5%.