Grabitje me armë dhe maska te lagjja "Ali Demi"
Rikthehen sërish grabitjet me maska
në kryeqytet. Këtë radhë pre e tyre
ka rënë një 38-vjeçar, i cili po shkonte
në shtëpi gjatë orëve të vona të natës.
Ngjarja ka ndodhur dy net më parë,
ndërkohë që policia ka nisur punën
për zbardhjen e plotë të saj. Sipas të
dhënave hetimore, Agron Petriti, i cili
kishte kaluar nëpër lokale orët e vona
të natës me disa miqtë e tij, është nisur
për të shkuar në shtëpi rreth orës
03:00 të mëngjesit. Kur ka qenë duke
u afruar te banesa e tij, që ndodhet në
rrugën "Ali Demi", ka parë hijet e dy
personave, që rrinin mënjanë rrugës.
Por nuk i kanë bërë përshtypje dhe ka
vazhduar rrugën e tij, pasi edhe 200
metra dhe mbërrinte. Por, dy personat,
të cilët tashmë kishin vënë edhe kapuç
në kokë, i janë afruar duke e kërcënuar
me armë dhe i kanë kërkuar paratë. Ai
ka tentuar të largohet për një moment,
duke mos besuar se çfarë po ndodhte,
por më pas ka shtangur. Aty ka rënë pre
e dhunës, ku dy personat e maskuar,
ku sipas përshkrimit të tij dukeshin
rreth të 30-ve, kanë kërkuar medoemos
paratë e tij. Në këto kushte, i frikësuar,
ai ka nxjerrë portofolin, në të cilin
ndodheshin 8 mijë lekë. Hajdutët
kanë marrë paratë, e kanë goditur
sërish 38-vjeçarin dhe janë larguar
nëpër rrugica. Për shkak të plagëve të
marra, ai nuk ka mundur të bëjë asgjë,
veçse të njoftojë familjen se çfarë i
kishte ndodhur dhe më pas policinë.
Ai ka rrëfyer para uniformave blu të
gjithë ngjarjen, pavarësisht se nuk ka
hedhur asnjë dyshim se kush mund ta
ketë grabitur. Policia shpjegoi se me
regjistrimin e këtij kallëzimi penal, ka
nisur punën për dokumentimin e plotë
të ngjarjes dhe për identifi kimin dhe
kapjen e autorëve.
në kryeqytet. Këtë radhë pre e tyre
ka rënë një 38-vjeçar, i cili po shkonte
në shtëpi gjatë orëve të vona të natës.
Ngjarja ka ndodhur dy net më parë,
ndërkohë që policia ka nisur punën
për zbardhjen e plotë të saj. Sipas të
dhënave hetimore, Agron Petriti, i cili
kishte kaluar nëpër lokale orët e vona
të natës me disa miqtë e tij, është nisur
për të shkuar në shtëpi rreth orës
03:00 të mëngjesit. Kur ka qenë duke
u afruar te banesa e tij, që ndodhet në
rrugën "Ali Demi", ka parë hijet e dy
personave, që rrinin mënjanë rrugës.
Por nuk i kanë bërë përshtypje dhe ka
vazhduar rrugën e tij, pasi edhe 200
metra dhe mbërrinte. Por, dy personat,
të cilët tashmë kishin vënë edhe kapuç
në kokë, i janë afruar duke e kërcënuar
me armë dhe i kanë kërkuar paratë. Ai
ka tentuar të largohet për një moment,
duke mos besuar se çfarë po ndodhte,
por më pas ka shtangur. Aty ka rënë pre
e dhunës, ku dy personat e maskuar,
ku sipas përshkrimit të tij dukeshin
rreth të 30-ve, kanë kërkuar medoemos
paratë e tij. Në këto kushte, i frikësuar,
ai ka nxjerrë portofolin, në të cilin
ndodheshin 8 mijë lekë. Hajdutët
kanë marrë paratë, e kanë goditur
sërish 38-vjeçarin dhe janë larguar
nëpër rrugica. Për shkak të plagëve të
marra, ai nuk ka mundur të bëjë asgjë,
veçse të njoftojë familjen se çfarë i
kishte ndodhur dhe më pas policinë.
Ai ka rrëfyer para uniformave blu të
gjithë ngjarjen, pavarësisht se nuk ka
hedhur asnjë dyshim se kush mund ta
ketë grabitur. Policia shpjegoi se me
regjistrimin e këtij kallëzimi penal, ka
nisur punën për dokumentimin e plotë
të ngjarjes dhe për identifi kimin dhe
kapjen e autorëve.