E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata PD, Berisha: Boshti i jugut prioritet i qeverise

Kryeministri Berisha nga qyteti i Beratit deklaroi se boshti i jugut është kryeprojekti i katër viteve që vijnë. Ai premtoi 160 mije vende te reja pune. Berisha sulmon Ramen: "Mos kandidimi i tij, akti më i turpshëm në historinë e pluralizmit". 

BERAT-  Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim në qytetin e Beratit ku deklaroi se boshti i jugut është kryeprojekti i katër viteve që vijnë. Ai premtoi punësim për një numër të madh banorësh që jetojnë në zonat ku kalon ky projekt infrastrukturor. Berisha tha se ndihemi krenar qe këto katër vite Beratin ia dolëm ta bëjmë të njohur në mbarë botën si trashëgimi, pasuri e madhe kulturore e njerëzimit.

“Shqipëria europiane kërkon që ju qytetarë të këtij qyteti të bekuar, të keni punë. Projekti i të gjitha projekteve infrastrukturore është boshti i jugut. Shqipëria ka krijuar të gjitha potencialet për 160 mijë vende pune të reja. Berati Europian do të thotë që ju të lëvizni të lirë në të gjithë Europën brenda 12 muajve të mandatit të qeverisë”. – tha kryetari i PD-së.

Berisha premtoi gjithashtu se 4 vitet që vijnë do të jenë vitet më të lulëzuara për biznesin. Ndërkaq ai nuk ka lënë sërish pa përmendur faktin e mospërfshirjes në listën e kandidatëve të PS-së, të kreut të kësaj partie Edi Rama,

“Edi Rama pasi nuk bëri asnjë zgjidhje që të merrni letërnjoftime, bëri dhe aktin tjetër më të turpshëm në historinë e pluralizmit europian e botëror. Nuk vuri veten në krye të listës për ti prirë partisë së tij në garën elektorale, vetëm se e ka të sigurtë disfatën, por dinjiteti i burrit kërkon nderin e jo kapitullim. Ata që kapitullojnë ato nuk kanë të ardhme në politikë”- deklaroi kryeministri Berisha nga qyteti i Beratit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›