Fushata PS, Rama: Berisha do votën për të mbajtur biznesin
Lideri socialist deklaroi se kryeministri Berisha u kërkon votën qytetareve për të mbajtur bizneset e tij për 4 vjecarin e ardhshem, duke lënë të gjithë shqiptarët në mjerim.
TIRANE- Kreu i PS-së Edi Rama gjatë takimeve në Gramsh dhe Peqin ka kërkuar nga qytetarët që t’i japin fund vuajtjeve dhe problemeve 18 vjecare duke votuar Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Lideri socialist deklaroi se kryeministri Berisha u kërkon votën qytetareve për të mbajtur bizneset e tij për 4 vjecarin e ardhshem, duke lënë të gjithë shqiptarët në mjerim
“Sali Berisha ua kërkon votën e vetme që keni për të vetmen arsye se ka një biznes për të mbajtur me qeverinë, dhe për të vazhduar edhe katër vjet të tjera, të bëjë ato që ka bërë në këto 4 vjet- tha Rama në fjalën e tij.
Kryesocialisti ka premtuar se në programin e ri qeverisës, ku vetë do të jetë kryeminister, nuk do të ketë taksa të larta dhe se të gjithëve do t’u jepet mundësia për t’u punësuar e për të jetuar denjësisht në cdo qytet apo fshat.
“Unë nuk do të jem kryeministri i një qeverie që bën biznes për një familje të vetme, as për tjua ulur taksat e rritur pagat me dorën e djathtë dhe për tua marrë pastaj lekët me dorën e majtë sic bën Sali Berisha. Unë do të jem një kryeministër, për tju dhënë zgjidhje të reja problemeve tona të vjetra, për të qenë bashkë me ju në cdo qytet e fshat, kudo ku janë sfidat e ku duhet të përballohen vështirësitë. Do bëj bashkë me ju të mundura gjërat që për 18 vjet me radhë na e kanë bërë padrejtësisht të pamundura. Ju e keni në dorën tuaj duke vendosur votën aty ku shkruhet PS”- deklaroi Edi Rama
(s.g/BalkanWeb)