Protesta para fabrikës së cimentos, pranga organizatorëve
Dy banorë të Fushë-Krujës akuzohen për "protestë të paligjshme", me pasojë ndërprerjen e prodhimit të fabrikës, si dhe për konfrontimin e turmës me policinë si pasojë e së cilës u plagos shefi i rendit dhe sigurisë publike.
FUSHE- KRUJE- Policia e Qarkut të Durrësit ka vënë në pranga dy banorë të Fushë-Krujës të cilët akuzohen si organizatorë të protestës së zhvilluar në hyrje të fabrikës së çimentos, dy ditë më parë. Burime zyrtare nga policia konfirmojnë se ndaj tyre është ngritur akuzën për "protestë të paligjshme", me pasojë ndërprerjen e prodhimit të fabrikës, si dhe për konfrontimin e turmës me policinë si pasojë e së cilës u plagos shefi i rendit dhe sigurisë publike.
Protestuesit mbajtën të bllokuar portën e fabrikës për disa orë, duke mos lejuar hyrje-daljet në fabrikë. Ndërsa dje, pas arrestimit të dy protestuesve, banorët kanë reaguar ashpër duke akuzuar policinë se ka ndërhyrë dhunshëm ndaj tyre.
Të arrestuarit janë Merit dhe Pëllumb Loci, respektivisht 43 vjeç dhe 35 vjeç, lindur e banues në Fushë-Krujë. Sipas policisë, rezulton se nga ana e tyre u është bërë thirrje disa herë protestuesve për të hyrë në negociata, në mënyrë që të liheshin të lira hyrja e fabrikës dhe rruga lidhëse të cilat mbaheshin të bllokuara prej tyre. Madje, po sipas policisë, gjërat u rënduan dhe protestuesit jo vetëm që kundërshtuan thirrjen e forcave policore, por reaguan në mënyrë të dhunshme ndaj tyre duke u konfrontuar fizikisht me ta.
Ndër efektivat e dëmtuar ishte edhe shefi i rendit dhe sigurisë publike, komisar Agron Brahaj. Pëllumb dhe Merit Loci u arrestuan për veprën penale të "organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme, për kundërshtim ndaj punonjësve të policisë së rendit publik si dhe për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit".
Konflikti mes banorëve me vendbanim pranë fabrikës e pronarëve të kësaj të fundit, ka kohë që ka nisur. Sipas banorëve, drejtuesit nuk i janë përmbajtur pikave të kontratës që kanë nënshkruar me ndërrimin e pronësisë së fabrikës.
(s.g/BalkanWeb)