E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohen diplomatët izraelit në Jordani

Një bombë e vendosur skaj rrugës ka shpërthyer në afërsi të një konvoji të diplomatëve izraelitë, të cilët po udhëtonin nëpër Jordani, për të shkuar në Izrael, por me këtë rast nuk është lënduar askush, kanë njoftuar zyrtarët e të dy shteteve.

Ambasadori i Izraelit në Jordani, Daniel Nevo, nuk ka qenë në konvoj, kanë deklaruar zyrtarët izraelit në Jerusalem. Fillimisht, askush nuk mori përsipër përgjegjësinë për këtë sulm.

Është kjo hera e parë që në Jordani ndërmerret një sulm me bombë të vendosur skaj rrugës. Gjatë viteve të kaluara, Jordania ka përjetuar disa sulme vetëvrasëse kundër shtetasve të huaj.

Zyrtarët jordanezë kanë njoftuar se kanë filluar hetimet rreth këtij sulmi. Izraeli dhe Jordania, vende këto të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen paqësore në vitin 1994, kanë një bashkëpunim të ngushtë në fushën e sigurisë dhe marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve janë mjaft miqësore.

Por ndjenjat anti-izraelite janë mjaft të fuqishme në Jordani, për shkak të konfliktit të Izraelit me palestinezë. Siç dihet, shumë palestinezë jetojnë në Jordani.
Ambasada e SHBA-së në Amman lëshoi një kumtesë, me të cilën këshilloi qytetarët e vet që t’i shmangën auto-rrugës që lidhë Ammanin me Detin e Vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›