E Diel, 1 Nëntor 2026

Financim i ri nga fondacioni “Vodafone Albania” në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë



8 Maji është Dita Ndërkombëtare e Talasemisë. Bota e qytetëruar përkujton në këtë ditë ato qindra e mijëra fëmijë, adoleshentë e madhorë, të cilët për vite të tëra po përballen me këtë sëmundje në të katër anët e botës. Duke qenë më e përhapur në vendet e Mesdheut, prej nga e ka origjinën, si dhe vendet Arabe e Amerikën e Veriut për shkak të emigracionit, kjo ditë ka një rëndësi edhe më të veçantë për Shqipërinë, duke numëruar rreth 500 persona talasemikë, të cilët vuajnë dhe kërkojnë vëmendje e mbështetje sistematike e periodike për të siguruar mbijetesën. Pavarësisht arritjeve dhe rezultateve të deritanishme, kurrsesi nuk mund të harrohen vështirësitë me të cilat çdo vend që ka persona të prekur nga kjo sëmundje gjenetike të ketë specifikat dhe problematikat e veta. Në Shqipëri ka mëse 10 vjet që është krijuar Shoqata Shqiptare e Talasemisë. Deri tani, me punën e vet, kjo shoqatë ka mundur të kontribuojë në trajtimin e personave talasemikë si dhe në rritjen e përpjekjeve për parandalimin e rasteve të reja përmes testeve më moderne prenatale dhe gjenetike. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë përfaqësuesit e fondacionit “Vodafone Albania” dhe Shoqatës Shqiptare të Talasemisë nënshkruan kontratën e bashkëpunimit për implementimin e këtij projekti të rëndësishëm. Ai do të ketë si përfitues një numër prej 100 familjesh shqiptare, me shtrirje gjeografike në Shqipërinë e mesme si Lushnjë, Kavajë, Tiranë e Fier, ku numri i personave talasemikë është më i lartë. Në një bisedë me drejtorin Ekzekutiv të fondacionit “Vodafone Albania”, z. Albi Greva, mësuam se fondet e akorduara nga fondacioni “Vodafone” sigurohen në sajë të financimit të Vodafone Foundation në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga Vodafone Albania sh.a. Tetë projektet e fundit që Fondacioni ka njoftuar për 2009-2010, do t’i shtohen edhe projektet që priten të aprovohen së shpejti nga raundi i sapolajmëruar. Sipas z. Greva, “këto projekte i shtohen listës se 18 projekteve me impakte sociale të aprovuara e të zbatuara gjatë viteve 2008-2009. Në vijim të politikës së investimit social, premtojmë të jemi afër komuniteteve më në nevojë duke shfrytëzuar maksimalisht mundësitë dhe kapacitetet tona. Jemi të ndërgjegjshëm edhe për këtë komunitet që gjithnjë ka nevojë për kujdes e mbështetje”.

9 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›