E Hënë, 2 Nëntor 2026

Financimet e partive kontrollohen vetëm nërast se ka sinjalizime

04/05/2005  KQZ dhe inspektoriati i Pasurive do të veprojnë për rastet kur kandidatët për deputetë abuzojnë me financimet publike për të zhvilluar fushatën elektorale, vetëm nëse do të kenë sinjalizime. Inspektoriati i Lartë i Dekarimit dhe Verifikimit të Pasurive, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk kanë kompetencat ligjore për të kontrolluar shkeljet, që mund të ndodhin me fondet publike në fushatën elektorale. Sipas kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, “në rast se dikush apo ndonjë prej subjekteve konsideron se njëri prej subjekteve është duke thyer kodin zgjedhor mbi financimet, besoj se të interesuarit kanë të drejtën t'i drejtohen KQZ-së për këtë problem”. Në bazë fushatat paraelektorale kanë filluar, ndonëse fondi i akorduar nga qeveria nuk është ndarë dhe financimet nga subjektet politike ende nuk janë llogaritur për t'u shpërndarë. Lidhur me këtë fakt, kryeinspektorja e ILDVP-së shprehet se, “nëse një kandidat në mënyrë individuale përtej atij planifikimi të buxhetit të partisë së vet harxhon dhe nga kursimet e veta, dhe ky shpenzim nuk gjen pasqyrim në deklarimin e pasurisë së tij, përbën për ne problem dhe shkak për të prezantur në raportin tonë”. Ndërkohë që Laskaj shprehet se institucioni i saj është i gatshëm të thithë të gjitha sinjalizimet që mund mund t'i vijnë nga mediat, nga organizata të ndryshme, si dhe nga qytetarët. Inspektoriati paralajmëron se do të bëjë verifikimin e pasurive të atyre kandidatëve që bëjnë shpenzime të pajustifikuara me deklaratën e tyre të pasurisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›