E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prifti. Platforma është një lojë Nano-Rama

04/05/2005  Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti, miratimin e “paketës Rama” nga KPD-ja socialiste, e ka cilësuar si lojë të kreut të PS-së, Fatos Nano, së bashku me Edi Ramën. Ndonëse platforma propozon të zyrtarizojë fraksionet në PS-së, pranohet dhe nga vetë socialistët se tashmë partia nuk ka asnjë grupim të konturuar që kjo platformë të gjejë vend. Edhe për ish-deputetin socialist, tashmë të pozicionuar te LSI-ja, “Rama është pjesë e lojës së Nanos, dhe nuk e shoh atë absolutisht as si alternativë dhe as si fraksionist”, shpreht Prifti. “Rama e ka filluar lojën që nga kongresi i kaluar i PS-së, ku u fut si kandidaturë gjoja alternative përballë Nanos, ndërsa sot PS-ja, pavarësisht se aprovon një platformë, që lejon fraksionet, e bën këtë në një kohë që nuk ka asnjë individ që mund të krijojë ndonjë fraksion”. Sipas Priftit, e njëjta platformë ishte propozuar nga “grupi i Metës”, në kongresin e fundit të PS dhe u rrëzua nga të njëjtit njerëz, që e aprovuan në KPD dy ditë më parë. Kjo lëvizje e socialistëve, për Priftin, është cilësuar thjesht “lojë që luan çifti Nano-Rama, dhe që është vetëm një kozmetikë elektorale”.

Laskaj dhe Celibashi

Financimet e partive kontrollohen vetëm në rast se ka sinjalizime

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›