Shpëtim Idrizi, shprehet i gatshëm të japë dorëheqjen po e kërkoi ligji

04/05/2005 Largimi i LSI nga PS ishte veprim i gabuar, rrjedhjet e votave do të jenë minimale
Drejtori i Doganave, Shpëtim Idrizi, në një intervistë për “Metropol”, ka theksuar se është i gatshëm që të japë dorëheqjen nga detyra, në rast se ligji nuk e lejon që të jetë dhe kandidat për deputet dhe drejtor i Përgjithshëm. Megjithatë, ai shprehet i sigurtë për fitoren e 3 korrikut, dhe pse e ka cilësuar një garë të vështirë. Në lidhje me përfshirjen e LSI-së në këto votime, si dhe në ndikimin që kjo parti do të ketë në elektorat, Idrizi shprehet se rrjedhjet e votës drejt LSI do të jenë minimale. “Personalisht e gjykoj të gabuar divorcin zyrtar të LSI nga PS, sepse zhvillimet e fundit brenda PS, përcaktuan ekuilibra të tjerë, shumë më kontemporanë e realistë ndaj çdo zëri e mendimi ndryshe në PS”, tha Idrizi.
Çfarë pretendon Shpëtim Idrizi nga zgjedhjet e 3 korrikut?
Në fakt, nuk kam ndonjë pretendim, pra nuk pretendoj, por synoj dhe besoj. Më thjesht, synoj të jem kandidati fitues në zonën 37, në Tiranë dhe besoj që PS do të jetë përsëri forca maxhoritare politike në Shqipëri.
Emri juaj shpesh herë kohët e fundit është përfolur nga opozita për korrupsion. A keni menduar t’i drejtoheni gjykatës për këto akuza? Si i vlerësoni këto deklarata të opozitës?
Edhe në vetë pyetjen tuaj ka një kontradiktë. Ju cilësoni që emri im është përfolur nga opozita, pra jam thashethemnuar, por nuk jam akuzuar, sepse akuza presupozon fakte, në rastin në fjalë fakte të tolerimit të korrupsionit.
Le të flasim më konkretisht. Unë e vleresoj median. Jam sensibël, si çdo individ ndaj saj, ndaj efektit që media ushtron mbi opinionin publik dhe e theksoj që jo vetëm unë, por edhe familja, miqtë e të afërmit e mi e ndjekin rregullisht barometrin mediatik, por… çfarë të them…
Në qoftë se ndaj meje nuk drejtohet asnjë akuzë e bazuar në fakte, por vetëm në mllefe të tipit ballkanik, atëherë më duhet të mendohem, të peshoj konsekuencat e më pas të vendos nëse duhet t’i drejtohem gjykatës apo jo. Besoj se me pak fjalë e shpjegova dualitetin që po përjetoj. Dhe kjo vjen për faktin se e kuptoj që nuk shigjetohem si drejtor i Doganave, apo si individ – Shpëtim Idrizi, por si një kandidat i ri i PS-së. Me sa duket, çdo individ që tenton të përfshihet në politikë duhet të kalojë një stazh të tipit… si ta them rregjje lëkure… Ky është realiteti.
Përballë jush, në garën elektorale keni kandidatë të PD dhe LSI. Cili është komenti juaj për rivalët tuaj në këtë garë?
Unë jam shumë serioz ndaj rivalëve të mi elektoralë, pra jo vetëm ndaj dy rivalëve që ju cilësoni PD dhe LSI në kuptimin që vlerësoj avantazhet dhe disavantazhet e tyre, politike dhe individuale. Nga sondazhet e deritanishme më rezulton se jam superior si kandidaturë ndaj tyre, edhe për sa i përket forcës politike që përfaqësoj PS, edhe individualisht. Veçanërisht komod më bën rivali i PD, i cili, duke përdorur një gjuhë vulgare dhe abstrakte, më ka dhënë më shumë pikë në favorin tim në këtë fushatë. Ky është komenti im për këtë pyetje.
A mendoni se krijimi i LSI do të sjellë rrjedhje të votave të elektoratit të PS në këto zgjedhje?
Për mendimin tim, rrjedhja do të jetë minimale. Personalisht e gjykoj të gabuar divorcin zyrtar të LSI nga PS, sepse zhvillimet e fundit brenda PS, përcaktuan ekuilibra të tjerë, shumë më kontemporanë e realistë ndaj çdo zëri e mendimi ndryshe në PS.
Zhvillimet e fundit konfirmuan faktin që PS është një forcë progresiste dhe e hapur.
Unë besoj në evoluimin si koncept, të individëve, grupeve shoqërore, të shoqërisë në tërësi… Le të shohim çfarë do të na sjellë e nesërmja.
Cilat janë strategjitë tuaja elektorale? Në rast fitoreje, cilat do të ishin platformat paszgjedhore për zonën tuaj?
Strategjia ime elektorale është njohja në detaje e realitetit në zonën që kandidoj dhe përgatitja e një programi të detajuar të zgjidhjeve të problematikave atyre emergjente, afatmesme e afatgjata. Në rast fitoreje, nuk kam ndonjë platformë të veçantë, pra do të zbatoj programin e PS dhe do të përmbush premtimet e mia elektorale. Ju siguroj që është një bast i vështirë, pra që kërkon një punë të përditshme. Por ju siguroj gjithashtu që unë do ta fitoj atë.
Kush është Shpëtim Idrizi? A mendoni se pozicioni që ju keni aktualisht si drejtor i Përgjithshëm i Doganave komprometohet nga dalja juaj si kandidat për deputet?
CV-në time e kam publikuar. Kam një eksperiencë relativisht të gjatë pune si drejtues në institucionet më të rëndësishme financiare të shtetit dhe, falë përkushtimit tim, kam pasur rezultate të spikatura. Pozicioni im do të komprometohej nëse unë do ta komprometoja atë. Dakord? Megjithatë më duhet të sqaroj diçka.
Në qoftë se ligji do të kërkojë që unë, si drejtor i Përgjithshëm i Doganave, të largohem nga detyra për shkak të kandidimit në zgjedhjet politike, ju siguroj që jam i gatshëm ta realizoj këtë akt menjëherë, dhe pa asnjë peng. Kjo, sepse realisht ndjehem tepër i ngarkuar me punë, punë të përditshme në DPD dhe punë përsëri të përditshme me elektoratin.
Si ndjeheni ju personalisht që hyni në garë elektorale si drejtor i Përgjithshëm i Doganave?
Meqenëse pyetja juaj është personale, ‘si ndjehem personalisht’, mendoj se është momenti ta lë mënjanë modestinë. Si Shpëtim Idrizi – drejtor i Përgjithshëm i Doganave – ndjehem komod, sepse gjatë ushtrimit të kësaj detyre kam dhënë maksimumin tim të mundshëm në pikat më kryesore:
Në realizimin e planit për të ardhurat doganore, prej kohësh realizimi i planit nuk është më një objektiv i parealizueshëm për administratën doganore. Raportimet tona shënojnë çdo muaj tregues mbi 100 %.
Në modernizimin e Sistemit Doganor. Kompjuterizimi i sistemit sot përfshin gati 75 % të transaksioneve dhe brenda vitit në vazhdim do të përfshijë të gjithë hartën doganore të Shqipërisë. Në fokusimin e Doganës edhe në misionin e saj mbrojtës e në luftën globale kundër krimit të organizuar. Ne i kemi raportuar rastet e goditjeve ndaj shkelësve të ligjit në këtë drejtim. Në realizimin e objektivit për lehtësimin e barrierave administrative për biznesin. Theksoj që sot koha e zhdoganimit është reduktuar në 60 minuta për një mjet nga 270 minuta pak vite më parë. Në plotësimin e kritereve teknike e ligjore për aderimin e Shqipërisë në BE. Vlerësimet e monitoruesve ndërkombëtarë në këtë drejtim janë bërë publike dhe ju siguroj që kanë qenë një impakt në punën e administratës doganore në tërësi. Si kandidat i PS, ndjehem komod, sepse kandidoj për një parti që është një forcë politike e strukturuar dhe e qëndrueshme, me objektiva të qarta dhe që merr përsipër të përballet me sfidat aktuale të shoqërisë shqiptare.
Bisedoi