E Diel, 1 Nëntor 2026

Financimet në bujqësi, GTZ mbështet financiarisht projektin

Autori i Lajmit: red.
Ministri i Bujqësisë Genc Ruli dhe drejtorja e GTZ-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë Ulrike Gantzer – Sommer nënshkruan dje marrëveshjen “Ngritja e Kapaciteteve për Implementimin e Strategjisë së Zhvillimit Rural”. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ministri Ruli ka theksuar rëndësinë e nënshkrimit të një marrëveshje të tillë, që vjen në kohën e duhur dhe ka për qëllim të ndërtojë dhe fuqizojë kapacitetet administrative në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të zhvillojë e implementojë politikat e duhura për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave urbane në sfidën e madhe të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ministri Ruli e ka cilësuar këtë marrëveshje gjithashtu të rëndësishme sepse GTZ angazhohet të jetë jo vetëm zbatuese por edhe bashkëfinacuese e projektit.
Ky lajm është publikuar: 09/10/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›