E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimet e reja Master, tarifa deri më 12 mijë lekë

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Qeveria miratoi dje hapjen e studimeve të reja Master në disa fakultete të Tiranës dhe ato të rretheve. Universiteti Politeknik, Fakulteti Histori-Filologji, Gjuhët e Huaja, Shkencat e Natyrës apo Universiteti i Korçës do të përfitojnë kuota për studimet Master. Gjithashtu janë përcaktuar edhe tarifat e studimit për këto programe të cilat shkojnë deri në 12.000 lekë të reja në vit.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në Qendrën Ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike, çelet program i studimit, të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë” (MND), në Gjuhë shqipe. Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në Gjuhë shqipe. Programi i studimit realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 1 (një) vit. Ky program studimi ta fillojë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
Universiteti në Korçë
Hapet në Universitetin “Fan S. Noli”, të Korçës, në Fakultetin e Mësuesisë, të programit të studimit “Gjuhë-Letërsi shqipe dhe frënge” në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të parë DNP, në Gjuhë-Letërsi shqipe dhe frënge.” Kuota e pranimit në programin e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë “Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe Frënge”, është 50 (pesëdhjetë). Tarifa e shkollimit në programin e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë “Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe Frënge”, është 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë.” Gjithashtu hapet në filial e degës së Ekonomisë e të Administrimit në qytetin e Peshkopisë dhe në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”.
Universiteti Politeknik
Miratohen, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, të Universitetit Politeknik të Tiranës, programet e studimeve të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, si më poshtë vijon:
a) Në “Inxhinieri mekanike”, në profilet:
i)“Sistemet e prodhimit dhe proceset teknologjike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Sistemet e prodhimit dhe proceset teknologjike”.
ii)“Sistemet e energjisë dhe proceset termike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Sistemet e energjisë dhe proceset termike”.
iii)“Sistemet e transportit dhe menaxhimi i trafikut”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Sistemet e transportit dhe menaxhimi i trafikut”.
b)Në “Materiale”, në profilet:
i)“Materiale metalike dhe alternative”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Materiale metalike dhe alternative”.
ii)“Materiale tekstile”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Materiale tekstile”.
Fakulteti Histori-Filologji
Qeveria miratoi dje hapjen e programeve të studimeve të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, në Universitetin e Tiranës, në këto fakultete:
a)Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë:
iv) Në “Histori”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Histori”.
v)Në “Arkeologji”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Arkeologji”.
vi)Në “Trashëgimi kulturore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Trashëgimi kulturore”.
vii)Në “Marrëdhënie ndërkombëtare”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Marrëdhënie ndërkombëtare”.
b)Fakulteti i Gjuhëve të Huaja:
iii)Në “Shkenca gjuhësore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Shkenca gjuhësore”.
iv)Në “Letërsi botërore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Letërsi botërore”.

box
Studimet Master
Fakulteti i Shkencave Natyrore
1) Në “Matematikë teorike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Matematikë teorike”.
2) Në “Sisteme informatike të avancuara”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Sisteme informatike të avancuara”.
Në “Fizikë”, në profilet:
1) “Fizikë teorike llogaritëse”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Fizikë teorike llogaritëse”.
2) “Fizikë e aplikuar”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Fizikë e aplikuar”.
3) “Biofizikë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Biofizikë”.
4) Në “Fizikë dhe kimi materialesh”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Fizikë dhe kimi materialesh”.
5) Në “Inxhinieri e proceseve kimike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Inxhinieri e proceseve kimike”.
6) Në “Teknologjitë dhe mikrobiologjitë e ushqimeve”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Teknologjitë dhe mikrobiologjitë e ushqimeve”.
7) Në “Analiza kimike dhe instrumentale”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Analiza kimike dhe instrumentale”.
Në “Biologji”, në profilet:
1) “Biologji shtazore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Biologji shtazore”.
2) “Biologji bimore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Biologji bimore”.
3) “Edukim biologjik”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Edukim biologjik”.
4) Në “Biologji eksperimentale”, në profilet:
5) “Biologji qelizore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Biologji qelizore”.
6) “Gjenetikë e popullatave”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Gjenetikë e popullatave”.
7) “Mikrobiologji”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Mikrobiologji”.
Ky lajm është publikuar: 09/10/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›