Formulari A3, fituesit më 6 nëntor, ja pikët e fazës së 3-të
Autori i Lajmit: red.
Universitetet
Lista me fituesit e fundit për në universitet sipas formularit A3 pritet të jetë gati në javën e parë të muajit nëntor. Referuar të dhënave të një viti më parë (për t ju ardhur në ndihmë maturantëve të sivjetshëm të cilët nuk kanë fituar asnëj degë studimi) gazeta “Ballkan” boton të gjitha afatet e tërheqjes dhe dorëzimit të këtij formulari nga kandidatët si dhe rregullat të cilat tregojnë se kush ka të drejtë ta plotësojë atë. Formulari A3 përmban të gjitha kuotat e përcaktuara në listën që do të shpallet nga MASH. Ky formular mundëson orientimin dhe aplikimin për programin e studimit të preferuar nga kandidati, në bazë të pikëve të fituara dhe të pikëve të fituesit të fundit. Formulari A3 të shpërndahet në DAR/ZA (Drejtoritë Arsimore) dhe në APRIAL, ku të tërhiqet nga kandidatët, të plotësohet dhe të dorëzohet i plotësuar në institucionin në të cilin është tërhequr. DAR/ZA-t të tërheqin Formularët A3 në APRIAL në datën 21 tetor 2009. Kandidatët do të paraqiten në DAR/ZA në periudhën 22 -26 tetor 2009 për të tërhequr Formularin A3. Kandidatët do të paraqiten në APRIAL, deri në datë 22.10.2009, ora 18.00, për të tërhequr Formularin A3. Dorëzimi nga kandidatët i Formularëve A3 të plotësuar bëhet në DAR/ZA dhe APRIAL, deri më datë 27.10.2009. DAR/ZA-t sjellin në APRIAL Formularët A3 të plotësuar në datën 28 tetor. APRIAL përpunon të dhënat e marra nga Formularët A3 dhe në datën 5.11.2009 shpall listën përfundimtare të kandidatëve fitues të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A3, në përputhje me kuotat e rishpërndara dhe njëkohësisht e dorëzon këtë listë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dorëzon më datë 6.11.2009, në formë të shkruar dhe elektronike, listat përfundimtare të kandidatëve fitues sipas programeve përkatëse të studimit, në Institucionet publike të Arsimit të Lartë dhe DAR/ZA. Këto institucione afishojnë menjëherë listat në vende të dukshme në mjediset e tyre.
Kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3 të gjithë kandidatët që:
a. nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve për t u regjistruar në ciklin e
parë të studimeve në Institucionet publike të Arsimit të Lartë në vitin akademik
2008-2009;
b. janë përfshirë në listat e fituesve dhe nuk janë regjistruar në Institucionet
publike të Arsimit të Lartë në vitin akademik 2008-2009;
c. janë fitues të regjistruar në një program studimi në vitin akademik 2008-2009
dhe nuk preferojnë të ndjekin atë program studimi;
d. kanë fituar provimet me zgjedhje në vitet 2007 dhe 2008 dhe nuk figurojnë të
regjistruar në programet e studimit në Institucionet publike të Arsimit të Lartë;
e. kanë fituar konkurset e pranimit në Akademinë e Arteve dhe Akademinë e
Edukimit Fizik dhe Sporteve në korrik të vitit 2008 dhe kanë fituar të dyja
provimet me zgjedhje Z1 dhe Z2 në vitin 2007 ose 2008.
Ky lajm është publikuar: 09/10/2009