E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdec 4 vite pas shperthimit te fabrikes se demontimit

Përfundon pastrimi dhe rehabilitimi i 70 përqind të zonës së Gërdecit, të infektuar me municione të paplasura të cilat u shpërndanë si pasojë e shpërthimit të fuqishëm të fabrikës së demilitarizimit të fishekëve, armatimeve dhe predhave luftarake. Si pasojë e shpërthimit në 15 mars të 4 viteve më parë u vranë 26 persona, u plagosën rreth 300 të tjerë si dhe u dëmtuan banesa dhe biznese të shumta të zonës.
Ecuria e procesit të punës për pastrimin dhe rehabilitimin e zonës u inspektuan nga zëvendësministri I mbrojtjes Ekrem Spahiu si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë gjeneralmajor, Xhemal Gjunkshi. 
Është një marrëveshje midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, në vitin 2008, nëpërmjet të cilës qeveria amerikane po kontribuon në procesin e asgjesimit të municioneve të tepërta në Shqipëri. 
Marrëveshja përfshin edhe mbështetja e qeverisë amerikane përfshn edhe pastrimin dhe rehabilitimin e zonës së Gërdecit, pas tragjedisë Aktualisht Kompania amerikane dhe struktura të Brigadës Logjistike janë të angazhuara në procesin e demilitarizimit të gëzhojave të paplasura të grumbulluara në këtë zonë, pastrimin e zonës nga diegoret dhe asgjesimin e tyre, si dhe pastrimin dhe rehabilitimin e plotë të kësaj zone. 
Zëvendësministri Spahiu dhe gjeneralmajor Gjunkshi ndoqën nga afër procesin e shkatërrimit të gëzhojave dhe në mënyrë simbolike realizuan shkatërrimin e një gëzhoje në pajisjen e demilitarizimit. 
Më tej ata inspektuan edhe procese të tjera që kryeheshin në këtë poligon demontimi, si dhe masat e tjera që janë marrë për vijueshmërinë normale të këtij operacioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›