Librazhd,shembet toka,nis evakuimi i banorëve
Banorët e një lagjeje në Luginën e Qafë Dardhës në komunën Polis, rreth 25 kilometra larg Librazhdit, nga mëngjesi i sotëm kanë nisur të lënë shtëpitë e tyre për t'u sistemuar tek të afërmit, pasi toka e kësaj zone ka nisur të shembet. Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar menjëherë përfaqësues të shtabit të emergjencës në nënprefekturën e Librazhdit dhe të policisë, të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve të fshatit.