E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitësit ekzekutojnë emigrantin shqiptar

Një emigrant shqiptar është ekzekutuar në Greqi gjatë një gra
bitjeje nga persona të paidentifikuar. Mediat greke bënë të ditur
gjatë ditës së djeshme se shtetasi shqiptar ka gjetur vdekjen, pasi
u ekzekutua me armë nga dy persona, të cilët kishin si qëllim grabitjen
e parave. 50-vjeçari, emri i të cilit ende nuk dihet, u ekzekutua
me armë tip pistoletë, teksa punonte në një pikë karburanti,
pasi refuzoi t‘u jepte grabitësve paratë që ata kërkonin. Policia tha
se njoftimi u dha nga punonjësit e tjerë të karburantit dhe menjëherë
një grup hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë
që janë shoqëruar shumë persona si të dyshuar. Megjithatë, policia
ende nuk ka prova të plota për identifikimin dhe arrestimin e autorëve,
për shkak se asnjë prej të pranishmëve nuk i ka parë në fytyrë
grabitësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›