“Në grevë urie, nëse nuk dalin socialistët”
SHKODER - "Nëse socialistët do të vazhdojnë me greva urie, do të bëjmë edhe ne të njëjtën mënyrë, duke u futur në grevë urie, pranë çadrave të PS-së në Tiranë". Duke e quajtur anormale këtë situatë, përfaqësues të shoqatës antikomunistë "2 Prilli", ish-të të përndjekurve, "13 Dhjetori" kanë reaguar në këtë mënyrë. Në këtë iniciativë janë bashkuar sportistët dhe trajneri i ekipit kampion të boksit në Shkodër. Në ambientet e pallatit të sportit "Qazim Dervishi" ata kanë shprehur indinjatën e thellë për grevën e urisë, ku kanë hyrë deputetë dhe mbështetës të PS-së. "Greva e urisë e deputetëve socialistë nuk po bën gjë tjetër vetëm sa po pengon ecurinë e proceseve të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së si dhe procesin e liberalizimit të vizave. Ata nuk po bëjnë gjë tjetër, veçse po e çojnë vendin në rrugë pa kthim", u shprehën ata. Sportistët janë përqendruar në çështjen e liberalizimit të vizave, të cilat sipas tyre janë bërë shkas që në shumë raste ata të mos marrin pjesë në evenimente ndërkombëtare. r.d