Man City, 56 milionë euro për Falcaon

Sipas të përditshmes britanike Daily Telegraph, menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka takuar përfaqësuesit e sulmuesit të Atletico Madridit, Radamel Falcao me të cilët ka diskutuar rreth mundësisë së transferimit të kolumbianit në Eastlands.
Falcao është aktualisht një prej sulmuesve më të kërkuar në botë pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në Vicente Calderon.
Ai ka zgjuar interesim edhe nga Real Madridi dhe Chelsea, kurse City spekulohet se është i gatshëm të shpenzojë 56 milionë euro për transferimin e tij në fund të këtij sezoni.