Fiorentina, Xhemailin si zëvendës të Melos
Zyrtarizimi i kalimit të Felipe Melos nga Fiorentina te Juve është vetëm çështje orësh. Por violët duket se i kanë marrë masat. Klubi i Fiorentinës ka identifikuar si zëvendësues të brazilianit pikërisht shqiptarin nga Maqedonia, por me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemaili (23 vjeç). Ai është në krye të listës së drejtorit sportiv Korvino dhe të trajnerit Prandeli. "Meqë ne do të luajmë sërish me modulin 4-2-3-1, tha dje drejtori sportiv, zëvendësi i Melos duhet të ketë të njëjtat karakteristika". Blerim Xhemaili i ka këto karakteristika: nuk është një "regjisor" puro, por është një lojtar me potencial, depërton mirë në zonë, është i shpejtë, ka kualitetin e duhur për t‘u vënë përkrah Rikardo Montolivos. Fiorentinës mund t‘i kushtojë 4.5 milionë euro me formulën e bashkëpronësisë.