E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi do t‘i rrëmbejë Sitit Tevezin

Çelsi vazhdon përpjekjet për t‘i rrëmbyer Mançester Sitit, Karlos Tevezin. Argjentinasi duket se ka arritur çdo akord për t‘u transferuar në klubin e sheikëve, por ende nuk ka firmosur dhe Çelsi ka ende besim se mund ta bindë të transferohet në "Stamford Bridge". U fol më parë se Tevez kishte nënshkruar virtualisht me Sitin, pas kadencës së huazimit te Mançester Junajtid, madje u raportua se e kishte regjistruar vajzën e tij në një shkollë lokale në Mançester. Por sipas "Daily Mail", trajneri i Çelsit, Karlo Ançeloti i ka instruktuar anëtarët e bordit të tij të mos kursejnë asnjë përpjekje për ta bindur argjentinasin të ndryshojë mendje. Ashtu si Siti, edhe Çelsi ka pranuar çmimin e caktuar nga pronari i kartonit të Tevez, Kia Jorabchain, por londinezët janë të gatshëm t‘i ofrojnë sulmuesit një kontratë të majme në termat e pagës. Te Çelsi, Tevez do të kishe mundësi të luajë në Champions.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›