E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samir Ujkani akord me Novarën në Ligën Pro

Dukej se do të konfirmohej si zëvendësuesi i Amelias edhe në sezonin 2009/2010, por Samir Ujkani do të largohet për një sezon nga Palermo. "Gardiani" i Kombëtares shqiptare ka arritur marrëveshjen me Novarën, skuadër që militon në grupin A të Ligës pro italiane, ish-Seria C1 A. Ky transferim është realizuar pas diskutimeve të 21-vjeçarit me klubin sicilian. Ai ka marrë valixhet, për t‘u bërë pjesë e një skuadre, e cila i garanton aktivizimin e vazhdueshëm. Edhe pse drejtuesit e Palermos i vlerësojnë cilësitë e ish-lojtarit të Akademisë së Anderlehtit, ata kanë vendosur se zgjedhja më e mirë është që Ujkani të fitojë eksperiencë diku tjetër. Gjatë sezonit të kaluar, portieri debutoi në Serinë A italiane, në sfidën ku zirozët u mposhtën 3-0 nga Milani. Në fund të takimit, Ujkani u përgëzua për paraqitjen nga ish-ylli i kuqezinjve, Kaka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›