Greqi, konfirmohet shqiptari i tretë me grip derrash
Në Greqi, nga më shumë se 100 qytetarë të prekur nga gripi i derrave, tre prej tyre janë të shtetësisë shqiptare. Dje është konfirmuar lajmi se një grua 35-vjeçare shqiptare është prekur nga gripi i derrit. Bashkë me të gjithë pacientët e tjerë ata janë izoluar, bëhet fjalë për rastet më problematike. Pjesa tjetër vazhdojnë normalisht kurën sipas rekomandimit të mjekut. Për sa u takon masave të marra nga qeveria greke, ndër të tjera, pjesë e aeroporteve greke është edhe pajisja e cila mat temperaturën e trupit të të gjithë udhëtarëve. Në rast se ata rezultojnë se kanë probleme të virozës, apo një gjendje gripale më e avancuar, mbahen për ekzaminime të mëtejshme, në të kundërt "lirohen" për të ndjekur aktivitetet e tyre normale.
Greqia, ashtu si pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian, është në listën e shteteve që ka bërë kërkesë për pajisjen e vaksinës së gripit të derrit, që aktualisht po prodhohet për sasi të limituar, sipas mundësive që ka farmaceutika që e shpiku.
Mësohet se emigrantët shqiptarë po marrin trajtimin e nevojshëm, ndërkohë që pritjet e përcjelljet e emigrantëve gjatë këtyre muajve në vendin tonë, janë arsyet kryesore nga të cilat do të infektohemi. Importimi i virusit nga vendet e prekura janë problemi kryesor i shëndetit publik, i cili mund të minimizohet nëpërmjet masave, por kurrsesi të eliminohet.
Gripi i derrave që pritet të trokasë edhe në portën e Shqipërisë nga muaji shtator e më pas, do të mundet nga vaksinat e thjeshta të gripit. Një stok i madh me këto doza do të sillet privatisht nga farmaceutika, një pjesë tjetër e llojeve "tamiflu" janë porositur nga shteti shqiptar. Sakaq, vaksina apostafat që do të përdoret për të imunizuar organizmin ndaj influencës AH1N1 deri tani nuk është në listën e angazhimeve të shtetit shqiptar. Kompania farmaceutike, e cila ka prodhuar vaksinën kundër gripit të derrit, e ka filialin e saj edhe në Shqipëri. Nga informacioni i kërkuar pranë këtij dikasteri, rezulton se vaksinat e këtij tipi mund të sillen në Shqipëri vetëm në rast se ka një bashkëpunim me shtetin, ashtu siç është vepruar deri tani. Më pas, kur të ketë një prodhim edhe më të madh, ato mund të sillen privatisht.