Vllaznia kërkon "vulën" e kualifikimit. Dinamo synon "misionin e pamundur"
Vllaznia dhe Dinamo, dy përfaqësueset e Shqipërisë në turin e parë të Europa League, do të zbresin sot në fushë për të luajtur shanset për kualifikimin drejt raundit të dytë në ndeshjet e kompeticionit më të ri të UEFA-s. Dy skuadrat nisen nga pozicione krejt të ndryshme. Vllaznia e shikon shumë pranë kualifikimit. Këtë ia mundëson rezultati i ndeshjes së parë (2-1) ndaj Sligo Rovers në Irlandë. Shkodranët kualifikohen me irlandezët e Sligo Rovers me çdo lloj fitoreje dhe barazimi në "Loro Boriçi", por dhe me një humbje minimale 0-1. Nëse humbet 1-2, ndeshja shkon në shtesa. Nëse humbet 2-3, kualifikohet Sligo Rovers. Në kampin shkodran nuk e shohin punë të mbaruar kualifikimin, madje e konsiderojnë ndeshjen e kthimit akoma edhe më të vështirë, pasi nëse në takimin e parë dy skuadrat ishin të panjohura për njëra-tjetrën, tanimë e kanë një ide më të qartë se kë kanë përballë. Trajneri Hasan Lika nuk do të ketë në dispozicion portierin Grima. Në vend të tij do të aktivizojë Bishanin. Po ashtu pritet të mungojë edhe Osja i dëmtuar, vendin e të cilit do e zërë Bala. 11-sha do të jetë Bishani, Mervajleviç, Beqiri, Smajli, Bashiç, Shtubina, Belisha, Nallbani, Kasapi, Bala, Sinani. Shkodranët e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit me dyer të mbyllura. Për kualifikimin është vënë një premio prej 30 mijë eurosh. Në rast se Vllaznia do të kualifikohet për në turin e dytë, atëherë do të përballet me austriakët e Rapidit të Vjenës, të drejtuar nga Peter Pakult, një ish-kandidat për stolin e Kombëtares shqiptare.
Ndërsa krejt ndryshe paraqitet situata e Dinamos, e cila është mundur 1-4 në ndeshjen e parë ndaj finlandezëve të Lahtit. Të gjitha shpresat janë te sulmi, i cili sot ka detyrën më të vështirë: të shënojë sa më shumë gola. Për të siguruar kualifikimin do të duhet një përmbysje e humbjes 1-4 në ndeshjen e parë në Finlandë. Një fitore e pastër 3-0 do të kualifikonte blutë. Një fitore 4-1 do ta çonte ndeshjen në shtesë, ndërsa çdo fitore tjetër me diferencë prej 4 golash do t‘u jepte dinamovitëve shansin të vazhdojnë më tej në Europa League. Sulmuesi Elis Bakaj e di mirë se do të jetë shumë e vështirë, por ai premton se më keq se eliminimi nuk kanë ku të shkojë, prandaj do t‘i provojnë të gjitha mënyrat. "Kualifikimi? Jemi në një pozitë të vështirë, por nuk jemi dorëzuar. Do t‘i futemi një aventure, sepse nuk kemi çfarë të humbasim". Trajneri Shkëlqim Muça nuk do të ketë në dispozicion serbin Brkiç. Megjithatë, ish-trajneri i Tiranës nuk heq dorë nga sulmi me tre lojtarë, ku do të rreshtohen Haxhibuliç, Bakaj, Kuli. Për sa i përket pjesës tjetër të 11-shes, Muça pritet ta nisë ndeshjen me të njëjtët lojtarë që luajnë edhe në ndeshjen e parë. Presidenti Sulaj ka vënë 50 mijë dollarë për kualifikimin. Kundërshtarët e dinamovitëve kanë mbërritur pasditen e djeshme në kryeqytet. Lojtari që duhet pasur kujdes është pikërisht ylli i futbollit finlandez, Jari Litmanen, i cili ishte edhe njeriu asist në shënimin e të katër golave në ndeshjen e parë. Nëse Dinamo bën sot surprizën, kualifikohet dhe kundërshtarë të saj në turin e dytë do të jenë kroatët e Nova Goricas.