E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiorentina trondit Romën, sgabon Juve

Nuk ka ndryshuar asgjë në Seria A, sa i përket lutës për titull edhe pas javës së 34 të ndeshjeve. Juventus dhe Milan kanë shënuar fitore për të marrë nga tri pikë të reja dhe për të vazhduar ende garën për titull, kur kanë mbetur edhe katër javë deri në fund të kampionatit. Të dyja skuadrat kanë fituar me vështirësi. Juventus ka mposhtur Çesenën 1-0, me golin e Borielos, ndërsa po ashtu me një gol të Boateng në minutat e fundit të ndeshjes Milan e ka mposhtur Xhenoan. Surpriza ka ardhur nga Fiorentina, e cila ka thelluar krizën e Romës duke e mposhtur skuadrën romake në Olimpiko me rezultatin 2 me 1. Fiorentina kaloi në epërsi në minutën e 2-të të ndeshjes me Jovetiç, por Roma gjeti golin e barazimit në minutën e 70-të me anë të Totit. Në minutat shtesë të takimit, Roma pësoi edhe golin e nokautit, kur Lazari shënoi për Fiorentinën. Humbjen e Romës e ka shfrytëzuar Napoli, duke shënuar fitore ndaj Leçes me rezultat 0 me 2. Napoli tani ngjitet në pozitën e 4 me 54 pikë, ndërsa Roma zbret në të 7-ten me 50 pikë. Rikthimi i Shnajder nga dëmtimi ka bërë që skuadra e Interit të shënojë fitore të madhe përball skuadrës rivale për një vend në garat evropiane, Udinese. Dopieta e holandezi dhe Alavarez i dhanë fitoren zikaltërve.

Serie A
Novara-Lacio    2-1
Diakite 5 (autg), Maskara 79/ Kandreva 37
Roma-Fiorentina    1-2
Toti 71/ Jovetiç 2, Laxari 90
Leçe-Napoli    0-2
Hamshik 5, Kavani 51
Palermo-Parma    1-2
Hernandez 6/ Çuka 55, Biabiani 70
Siena-Bolonja    1-1
Destro 52/ Diamanti 69
Udinese-Inter    1-3
Danilo 6/ Shnaijder 10, 28, Alvarez 38
Milan-Xhenoa    1-0
Boateng 86
Çesena-Juventus    0-1
Borrielo 80

Renditja
Nr. Ekipi    P    ND
1. Juventus     74     34
2. Milan    71     34
3. Lazio     55     34
4. Napoli     54     34
5. Udinese     52     34
6. Inter     52     34
7. Roma     50     34
8. Katania     46     34
9. Parma    44     34
10. Siena     43     34
11. Atalanta     43     34
12. Kievo    43     34
13. Bolonja     42     34
14. Fiorentina     41     34
15. Palermo     41     34
16. Kaljari     41     34
17. Xhenoa     36     34
18. Leçe    35     34
19. Novara     28     34
20. Çesena     22     34

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›