Firma e Bodes pezullon legalizimin e 200 pallateve me shtesa
Shaban Memia: “Kemi bërë gati dokumentacionin për shtesat në pallate”. Pa paguar gjobat nuk ka hipotekim të pallateve të reja me shtesa
Eljona Ballhysa
Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale ka bërë gati dokumentacionin tekniko-ligjor për rreth 200 pallate me shtesa. Këtë e bëri të ditur dje për gazetën “Albania” drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Shaban Memia. Sipas Memisë, procesi i dhënies së lejeve të legalizimit për këto shtesa do të nisë menjëherë pasi të kundërfirmoset nga ministri i Financave paketa financiare e miratuar vetëm pak kohë më parë nga Këshilli i Ministrave. “Kemi bërë gati të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor për 200 pallate me shtesa në të gjithë territorin e vendit. Procesi i dhënies së lejeve të legalizimit do të implementohet vetëm pasi të kundërfirmoset paketa financiare e miratuar nga qeveria nga ministri i Financave. Dokumentacioni është gati dhe ne do të nisim menjëherë procesin e dhënies së lejeve të legalizimit për këtë kategori të ndërtimeve informale”, - është shprehur Memia.
Procedura
Ekzistojnë dy kategori të ndryshme pallatesh me shtesa për të cilat do të procedohet në dy mënyra. Pallatet e vjetra të ndërtuara para vitit 1993 do të trajtohen si ndërtimet e veçuara pa leje. Pra nëse toka në të cilën është ndërtuar shtesa është e shtetit, do të realizohet kalimi i pronësisë, do të paguhet fatura financiare dhe qytetari do të pajiset me leje legalizimi. Nëse shtesa është bërë në tokën e pronarit, do të pritet derisa të miratohet lista e pronarëve që përfitojnë kompensim, do të kompensohen më parë pronarët e truallit, më pas qytetari që ka ndërtuar shtesën e pallatit mbi tokën e pronarit do të paguajë në bazë të listës së çmimeve për metër katror dhe do të pajiset me leje legalizimi.
Një kategori tjetër janë pallatet e reja me shtesa, të cilat janë miratuar nga këshillat bashkiakë, por kanë shkelur projektin duke bërë shtesa të jashtëligjshme, kryesisht në lartësi. Këto pallate nuk mund të hipotekohen deri në momentin që pronarët e tyre të shlyejnë të gjitha detyrimet ndaj shtetit për shkeljen e projektit të miratuar. Për këtë kategori ALUIZNI do të bëjë krahasimin e projektit të miratuar dhe projektit të zbatuar. Diferenca e dy projekteve do të nxjerrë në pah sa sipërfaqe ndërtimi ka, pra sa ka në lartësi dhe në gjerësi. Më pas do të bëhet evidentimi se ku është ndërtuar shtesa e jashtëligjshme, pra në tokë të shtetit, apo në tokë të pronarëve të ligjshëm? Më pas do të bëhet kalimi i pronësisë duke paguar për tokën e zënë. Më tej ndërtuesit do të paguajnë për tarifat e ndikimit në infrastrukturë, do të paguajnë dhe tarifën e shërbimit, si dhe gjobën prej 10% të vlerës së investimit për dyqanet dhe 4% të vlerës së investimit për apartamentet. Më pas ALUIZNI do të bëjë regjistrimin fillestar të këtyre pallateve dhe banorët që kanë blerë apartamente do të pajisen me dokumentin e hipotekimit.
Paketa financiare
Vetëm pak kohë më parë ky dokument u miratua nga Këshilli i Ministrave. Paketa financiare parashikon të gjitha tarifat që do të paguajnë qytetarët që kanë ndërtuar objekte pa leje. ALUIZNI ka parashikuar që pas miratimit të listës së pronarëve të ligjshëm nga qeveria dhe pasi të përfundojë procesi i kompensimit të tyre të nisë procesin e dhënies së lejeve të legalizimit. Për çdo zonë informale parashikohet publikimi i listës së personave që duhet të bëjnë pagesat në një llogari bankare, që do të hapet nga kjo agjenci pikërisht për këtë proces. Pasi të paguajnë detyrimet financiare, qytetarët, nëpërmjet mandatit të pagesës do të paraqiten për t’u pajisur me lejen e legalizimit. Nëpërmjet këtij dokumenti ALUZINI kryen dhe regjistrimin fillestar të objektit në bashkëpunim me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke ligjëruar në këtë mënyrë ndërtimin pa leje.
18 Gusht 2008