E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjeshta rikthen debatin për reformën zgjedhore



Megjithëse nuk ka asnjë projekt të depozituar në Kuvend përsa i përket reformës zgjedhore, pritet që kjo temë të jetë nga më të nxehtat e sesionit të ri parlamentar. Gjatë muajit korrik dy partitë e mëdha politike, PS dhe PD, krijuan komisionit e posaçëm për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Që në fillim të punimeve të këtij komisioni u zhvilluan debate për shkak të bashkëpunimit të ngushtë të dy partive të mëdha, duke lënë në hije kërkesat e partive të vogla të majta apo të djathta. Madje anëtarët e këtij komisioni vendosën që mbledhjet e tij të zhvillohen pa praninë e mediave, çka lë shumë për të dëshiruar rreth transparencës së vendimmarrjes në këtë komision. Pritet që midis të mëdhenjve dhe të vegjëlve të vazhdojë debati edhe gjatë sesionit të ardhshëm parlamentar përsa u përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ku pritet të sanksionohet në kuadër të ndryshimeve kushtetuese sistemi i ri zgjedhor proporcional rajonal. Po kështu në Kodin Zgjedhor pritet të vendoset për pragun elektoral, rritja e të cilit sigurisht që do të sjellë reagimin e partive të vogla, si dhe do të përcaktohet dhe formula e llogaritjes së votave dhe përqindjeve për t’u pranuar deputet në Kuvend.

Legjislatura e XVII - Sesioni V (shtator - dhjetor 2008)

Projektligje të depozituara nga qeveria

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit” të ndryshuar”.
Paraqitur, më 25.07.2008

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7952, datë 21.06.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar” të ndryshuar”.
Paraqitur, më 25.07.2008

Projektligji "Për miratimin e niveleve të tarifës doganore".
Paraqitur, më 18.07.2008

Projektligji "Për faljen e detyrimeve, doganore dhe tatimore, të detyrimeve të prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve e të taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, si dhe të gjobave e kamatëvonesave të papaguara të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme, shoqërore dhe shëndetësore".
Paraqitur, më 17.07.2008

Projektligji "Për administratën gjyqësore".
Paraqitur, më 17.07.2008

Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9461, datë 21.12.2005 "Për nomenklaturën e mallrave dhe tarifën doganore" të ndryshuar".
Paraqitur më 17.07.2008

Projektligji "Për një ndryshim në nr. 8701, datë 1.12.2000 "Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet" të ndryshuar".
Paraqitur, më 22.04.2008

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore”.
Paraqitur, më 5.2.2008

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8782, datë 03.05.2001 “Për shoqëritë e kursim-kreditit”.
Paraqitur, më 31.07.2007

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”.
Paraqitur, më 18.05.2007

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Paraqitur, më 11.05.2007

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”.
Paraqitur, më 11.05.2007

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8653, datë 31.07.2000 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë “ të ndryshuar”.
Paraqitur, më 30.04.2007

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në disa ligje organike”.
Paraqitur, më 20.06.2006

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”.
Paraqitur, më 06.06.2006

Të propozuara nga deputetë

Projektligji “Për statusin e minatorit”.
Paraqitur, më 21.07.2008 nga deputetë të LSI-së.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”.
Paraqitur, më 16.04.2008 nga deputetja Rajmonda Stefa.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”.
Paraqitur, më 16.04.2008 nga një grup deputetësh.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”.
Paraqitur, më 26.03.2008 nga deputeti Neritan Ceka

Projektligji "Për shfuqizimin e ligjit nr. 9509, datë 03.04.2006 "Për shpalljen e Moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë".
Paraqitur, më 18.03.2008 nga deputeti Neritan Ceka

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”.
Paraqitur, më 29.02.2008 nga Valentina Leskaj

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale” i ndryshuar".
Paraqitur, më 29.02.2008 nga Valentina Leskaj

Projektligji "Për një shtesë në ligjin nr. 7501, datë 19.07.1991 "Për tokën" të ndryshuar".
Paraqitur, më 30.10.2007 nga deputeti Arjan Madhi.

Projektligji "Për kufizimin e imunitetit të deputetëve dhe kushtet për autorizimin e ndjekjes penale".
Paraqitur, më 19.09.2007 nga një grup deputetësh të PD-së.

Projektligji “Për kontrollin e figurës së personit zyrtar të zgjedhur apo të emëruar në organe të rëndësishme të shtetit”.
Paraqitur nga deputeti Nard Ndoka më 27.10.2006

Projektligji “Për verifikimin e të qenit bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete shqiptare, para datës 31.12.1992 të funksionarëve të lartë publikë”.
Paraqitur nga grupi parlamentar i PS-së më 26.10.2006

Projektligji “Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve”.
Paraqitur nga grupi parlamentar i PD-së më 25.10.2006

Projektligji "Për nxitjen e investimeve private në sektorin elektroenergjetik"
Paraqitur nga një grup deputetësh të LSI-s, më 26.01.2006

18 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›