Rruga si të ankimoheni në Gjykatën e Strasburgut
Botohet prokura që duhet të plotësohet dhe firmoset nga çdo ankues që dëshiron të përfaqësohet para Gjykatës si dhe nga avokati apo çdo person tjetër i caktuar për këtë qëllim.
Laureta Rryçi
Gjykatës së Strasburgut mund t’i drejtoheni vetëm kur ndaj jush janë kryer 27 shkeljet që njihen nga Konventa e të Drejtave të Njeriut. Gazeta “Albania” në faqen zyrtare të internetit të kësaj gjykate ka mundur të gjejë rastet kur një person mund t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut dhe prokurën që duhet të plotësojë dhe firmosë ankuesi që dëshiron të përfaqësohet para Gjykatës, avokati apo çdo person tjetër i caktuar për këtë qëllim. Rastet kur mund të formulosh kërkesën për dëmshpërblim nisin nga e drejta për jetën, ndalimin e torturës, skllavërisë dhe punës së detyruar, e drejta për një proces të drejtë etj. Shqiptarët çdo ditë e më shumë shohin si të vetmen shpresë për zgjidhjen e ankesave të tyre Gjykatën e Strasburgut.
Çështjet
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është një institucion ndërkombëtar që, sipas disa kushteve, mund të pranojë kërkesat e personave, të cilët ankohen për shkelje të të drejtave të garantuara nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Kjo Konventë është një marrëveshje nëpërmjet të cilës shumë shtete të Evropës janë angazhuar të respektojnë disa të drejta themelore të individëve. Këto të drejta janë formuluar në vetë Konventën, si edhe në disa Protokolle, të cilat një pjesë e shteteve i kanë nënshkruar. Ju rekomandohet të njiheni me këto tekste dhe me rezervat që shtetet kanë për nene të veçanta, të cilat janë pasqyruar në tabelat përkatëse në fund të këtij botimi. Nëse ju vlerësoni që një prej Shteteve, lista e të cilëve është në fund të botimit, ka shkelur në dëmin tuaj një nga këto të drejta themelore, ju mund të ankoheni për shkeljen në Gjykatë. Kjo Gjykatë mund të trajtojë vetëm ankesat në lidhje me shkeljen e të drejtave të formuluara në Konventë dhe në Protokollet, duke përjashtuar të gjitha shkeljet e tjera. Gjykata e Strasburgut mund të pranojë kërkesa vetëm nëse ato drejtohen kundër njërit prej Shteteve, lista e të cilëve është më poshtë, dhe nëse ato kanë të bëjnë me ngjarje më të vona se data kur shteti ka
ratifikuar (pranuar Konventën). Kjo datë ndryshon sipas Shtetit të paditur dhe sipas faktit nëse kërkesa përputhet me një të drejtë të formuluar në vetë Konventën, apo në një nga Protokollet. P.sh. ankesa ndaj Republikës së Shqipërisë mund të bëhen vetëm kur shkeljet e Konventës janë bërë pas datës 02.10.1996, kur Konventa është ratifikuar nga Kuvendi (Parlamenti) i Shqipërisë dhe ka hyrë në fuqi pas kësaj date.
Ju mund të ankoheni në Gjykatë vetëm për aktet e një autoriteti publik (Parlament, administrate, gjykata etj.) të njërit prej Shteteve të listës. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut nuk mund të merret me ankesat e drejtuar kundër personave të veçantë, ose institucioneve private.
Rregullat
Përpara se t’i drejtoheni Gjykatës së Strasburgut, ju duhet të keni bërë, në shtetin ku jeni dënuar, të gjitha (ankesat) rekurset që do të kishin mundur të sillnin zgjidhjen e çështjes në favorin tuaj ose ndreqjen e situatës për të cilën ju ankoheni. Ju duhet, për shembull, t’i jeni drejtuar organit më të lartë kompetent p.sh. në qoftë se ankoheni se jeni dënuar padrejtësisht nga Gjykata e Shkallës së Parë p.sh. në Itali ose Greqi, ose Francë, duhet të keni bërë ankesë brenda afateve në gjykatat e Apelit dhe në qoftë se lejohet edhe në Gjykatën e Lartë (apo të Kasacionit) të vendit ku jeni dënuar. Gjatë ndjekjes së tyre ankimeve (rekurseve), ju duhet të keni respektuar rregullat e procedurës, sidomos afatet që ato parashikojnë. Nëse, për shembull, rekursi juaj është hedhur poshtë si i bërë me vonesë, apo për mosrespektim të një rregulli të kompetencës ose të procedurës, ka mundësi që Gjykata e Strasburgut të mos e shqyrtojë çështjen tuaj. Pra duhet bërë kujdes sepse kalimi i afatit 6 mujor, pas datës së vendimit të fundit të dhënë për çështjen tuaj bën që ankesa juaj të mos merret në shqyrtim. Pasi organi më i lartë kombëtar kompetent p.sh. Gjykata e Apelit greke, italiane etj. ka dhënë vendimin e saj, ju keni një afat maksimal prej gjashtë muajsh për t’ju drejtuar Gjykatës së Strasburgut. Nëse ankimi juaj ka të bëjë me një dënim, afati fillon duke u nisur nga data e vendimit përfundimtar të formës së prerë dhe jo duke u nisur nga refuzimi i ndonjë kërkese të bërë për rishikim jashtë afateve të rregullta të ankimit. Gjykata nuk do ta shqyrtojë ankesën tuaj nëse, përpara skadimit të afatit prej gjashtë muajsh, ju nuk i keni paraqitur asaj qartë arsyet e ankimit tuaj, qoftë edhe në një formë të shkurtuar.
ANEKS I
Titull i neneve normative të Konventës evropiane i përcaktuar nga Protokolli nr 11
Konventa e vitit 1950
Neni 2 : E drejta për jetën
Neni 3 : Ndalimi i torturës
Neni 4 : Ndalimi i skllavërisë dhe i punës së detyruar
Neni 5 : E drejta për liri dhe siguri
Neni 6 : E drejta për një proces të drejtë
Neni 7 : Nuk ka dënim pa ligj
Neni 8 : E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare
Neni 9 : Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë
Neni 10: Liria e shprehjes
Neni 11: Liria e tubimit dhe e organizimit
Neni 12: E drejta për martesë
Neni 13: E drejta për ankim efektiv
Neni 14: Ndalimi i diskriminimit
Protokolli nr 1
Neni 1 : Mbrojtja e pronës
Neni 2 : E drejta për arsim
Neni 3 : E drejta për zgjedhje të lira
Protokolli nr 4
Neni 1 : Ndalimi i burgimit për borxhe
Neni 2 : Liria e lëvizjes
Neni 3 : Ndalimi i dëbimit të shtetasve
Neni 4 : Ndalimi i dëbimit kolektiv të të huajve
Protokolli nr 6
Neni 1 : Heqja e dënimit me vdekje
Protokolli nr 7
Neni 1 : Garancitë procedurale në rast dëbimi të të huajve
Neni 2 : E drejta e apelit në çështje penale
Neni 3 : E drejta për zhdëmtim në rast gabimi gjyqësor
Neni 4 : E drejta për të mos u gjykuar ose dënuar dy herë
Neni 5 : Barazia ndërmjet bashkëshortëve
Protokolli nr 12
Neni 1 : Ndalimi i përgjithshëm i diskriminimit
Prokura
GJYKATA E VROPIANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT
PROKURË 1
(Neni 36 i rregullores së Gjykatës)
Unë i nënshkruari (e nënshkruara) .....................................................................................
(mbiemri, emri dhe adresa e kërkuesit)
jap me anë të këtij dokumenti të drejtë ...............................................................................
(mbiemri, emri dhe adresa dhe profesioni i përfaqësuesit)
që të më përfaqësojë në procedurën përpara Gjykatës evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe në çdo procedurë tjetër të nevojshme për të ndërhyrë në kuadrin e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, sipas ankesës që kam paraqitur, në bazë të nenit 34 të Konventës, kundër
................................................................
(Qeveria e paditur)
.................................................................
(data e paraqitjes së letrës)
............................................................
(vendi dhe data)

(firma e ankuesit)
Pranoj formulimin e mësipërm
...................................................
(firma e përfaqësuesit)
1. Ky formular duhet të plotësohet dhe firmoset nga çdo ankues që dëshiron të përfaqësohet para Gjykatës si dhe nga avokati apo çdo person tjetër i caktuar për këtë qëllim.
18 Gusht 2008