Privatizimi, shqyrtohet pronësia e 200 objekteve të veçanta
Qeveria është në prag të privatizimit të 200 objekteve të shpërndara në të gjithë territorin e vendit.
Në raportin e nxjerrë së fundmi nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, bëhet e ditur se qeveria është në prag të privatizimit të 200 objekteve shtetërore. Lista e objekteve që do të privatizohen është paraqitur pranë Agjencisë së Pronave nga Ministria e Ekonomisë, Telekomunikacionit e Energjetikës dhe nga ana e Ministrisë së Financave. Mësohet se Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave ka depozituar një listë konfirmimesh me objektet që do të privatizohen në qarqet e Kukësit, Beratit, Lezhës, Elbasanit dhe Dibrës. Mësohet se në shtatë qarqet e tjera po punohet në paraqitjen e listës së objekteve që janë në privatizim. "Praktikisht janë dërguar konfirmimet për 200 objekte të veçanta në proces privatizimi. Ecuria dhe konfirmimet në këtë proces nga ana jonë do të ishin realizuar plotësisht, por për mungesa në paraqitjen e kërkesave apo të paqartësive në dokumentacionin hartografik të dërguar nga dikasteret e mësipërme, nuk mund të dilnim në konkluzione tërësisht të sakta", thuhet në raportin e AKKP-së. Agjencia e Pronave ka dërguar informacion nëse këto objekte në prag privatizimi kanë pronarë apo jo. Një ndër çështjet e tjera të ngritura nga ana e raportit të AKKP-së është kërkesa e bërë ndaj qeverisë në lidhje me transferimin e pronave drejt pushtetit vendor. Në raport kërkohet që jo të gjitha pronat shtetërore duhet të kalojnë në pronësi të njësive të qeverisjes vendore. "Transferimi i pasurive shtetërore në administrim apo në pronësi të organeve të pushtetit lokal duhet të bëhet vetëm për ato objekte që i shërbejnë një interesi publik, në të kundërt objektet e tjera mund të jenë pjesë e fondit të kompensimit fizik", thuhet në raportin e AKKP-së. Problemet e tjera lidhen me moskrijimin e fondit të tokave, që do të përdoret për kompensimin fizik të subjekteve të shpronësuara. "Informacioni i dërguar nuk është i plotë, pasi nuk na është dërguar në mënyrë përfundimtare, të përmbledhur dhe të miratuar nga ana e ministrit të Bujqësisë fondi i tokave disponibël, i cili do të shërbejë për krijimin e fondit fizik të kompensimit të subjekteve të shpronësuar", thuhet në raportin e AKKP-së. Problem, i cili sipas AKKP-së duhet trajtuar në një tryezë të rrumbullakët në nivel ekspertësh, është edhe rishikimi i kritereve të Metodikës së Vlerësimit për pasuritë e paluajtshme, si dhe sigurimi i një informacioni hartografik për të interferuar vlerat e hartës së vlerës, që është hartë treguese me atë topografike për të përcaktuar ndarjen reale administrative në terren, subjektet dhe natyrën e pronës së tyre, si dhe hartën e pronës. b.h