Topi: Të rishikohen titujt e pronësisë
Titujt e pronësisë të marrë në mënyrë abuzive duhet të kalojnë në proces rivlerësimi.
QEMAL BIRAKU
Deklarata është bërë dje në Himarë nga Presidenti i vendit, Bamir Topi, gjatë një takimi që ka pasur në bashkinë e këtij qyteti me këshilltarët bashkiakë dhe kreun e bashkisë. Sipas kreut të shtetit, ky është një proces që mund të bëhet me kujdes dhe me bon sens mes palëve. "Është bërë një hap i rëndësishëm që duhet marrë në konsideratë rivlerësimi i mjaft pronave, që janë marrë në mënyrë abuzive. Unë, si President i Republikës, e inkurajoj këtë hap. Unë operoj në kuadrin ligjor ekzistues. Nuk më lejohet në mënyrë absolute që të mbaj qëndrim jashtë kuadrit ligjor. Kjo është arsyeja që kam inkurajuar rivlerësimin e të gjithë titujve të pronësisë që janë bërë në mënyrë abuzive, por të gjithë kanë shansin dhe kjo mund të realizohet me pak kujdes, me bon sens nga të gjitha palët, jo për të parë parcelizimin, por për të parë më gjerë, për të parë më larg", është shprehur kreu i shtetit në fjalën që ka mbajtur në konferencën Pan-Himariote, një takim i organizuar nga Bashkia e Himarës ku në qendër të saj ishte zhvillimi i turizmit. Gjatë takimit me kreun e bashkisë së Himarës, ky i fundit i bëri kreut të shtetit një pasqyrë të shkurtër të investimeve në infrastrukturë që bashkia ka bërë, ndërsa nënvizoi mungesën e vëmendjes së qeverisë ndaj këtij qyteti. Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Silvana Burbo, vlerësoi vizitën e Presidentit Topi, duke shprehur njëkohësisht edhe disa nga shqetësimet dhe problemet e kësaj zone. Dy krerët e vendorit në Himarë theksuan rëndësinë e vëmendjes së kësaj zone, ku investimet janë relativisht të ulëta nga ana e qeverisë. Sipas Burbos, tre janë drejtimet dhe kërkesat e komunitetit të Himarës ndaj qeverisë dhe që kanë të bëjnë me një domosdoshmërinë për një vëmendje më të madhe nga ana e qeverisë; zgjidhjen sa më shpejtë të çështjes së pronave dhe hapjen e një dege turizmi në shkollën e mesme të Himarës. Nga ana e tij, kreu i shtetit ka qenë kritik edhe për zhvillimin e turizmit në zonat e jugut të Shqipërisë. "Është e papranueshme që në vitin 2008, ne të kemi një fizionomi turistike në breg që u ngjan vendeve mesdhetare të viteve '50. Këtë askush nuk duhet ta pranojë dhe është e papranueshme gjithashtu, dhe këtë e konstaton çdo njeri që kalon në bregun e Jonit, që të kemi ndërtime ordinere, ndërtime që bëhen vetëm për mbijetesë dhe askush nuk duhet që të ketë luksin të ndërtojë një shtëpi për mbijetesë në bregun ndoshta më të bukur, ose ndër më të bukurit të Mesdheut", ka theksuar Topi. Në përfundim të vizitës në Himarë, kreu i shtetit ka zhvilluar edhe një konferencë për shtyp me mediat lokale, në të cilën është shprehur se nga informacionet që ai ka, janë rreth 2180 tituj pronësie të përftuar në mënyrë abuzive. "Sipas informacionit që unë kam, janë rreth 2180 tituj pronësie që pretendohet se janë marrë në mënyrë abuzive, atëherë unë mendoj që duhet të ketë një transparencë të plotë me institucionet dhe duhet ta zgjidhim këtë çështje. Në rast se janë marrë konform ligjit, atëherë askush nuk mund të atakojë ligjin, aq më shumë unë”, deklaroi kreu i shtetit.