Firma ruse kërkoi “Gjirin e gjeneralit”, zbardhet mekanizmi i grabitjes
Që nga projekti i firmës ruse me seli në Zvicër deri te falsifikimi i dokumenteve. Si u zbardh e vërteta pas marrjes në pyetje të të gjithë aktorëve të përfshirë
Habjon Hasani
Tiranë - Në fillim të vitit 2008, një firmë ruse me seli në Zvicër shprehu interesin pranë qeverisë shqiptare dhe pranë komunës Synej për të ndërtuar një fshat turistik në vendin e quajtur “Gjiri i gjeneralit”, në bregdetin e Kavajës. Dy muaj pas paraqitjes së këtij projekti, 48 hektarë tokë shtetërore u bënë pre e një skeme të paprecedentë falsifikimi, që përbën sot dosjen më të rëndësishme që ka në dorëzim Prokuroria e Tiranës. Fillimisht Prokuroria u sinjalizua nga shërbimet e inteligjencës mbi disa veprime që ishin bërë në Hipotekën e Kavajës për kalimin në pronësi të një toke bregdetare (prej 48 hektarësh) një familjeje të vetme, që kishte pretenduar pronësinë e hershme mbi të. Prona në fakt ishte kryekëput shtetërore, madje e regjistruar në Kadastër si pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, pra ishte bazë ushtarake. Prokuroria mori në pyetje menjëherë kryetarin e komunës Synej, i cili dha shpjegimet e tij lidhur me dijeninë që ai kishte mbi një firmë zvicerane që ishte interesuar për sipërfaqen dhe mbi fillimin e disa procedurave mes tij dhe AKKP-së për kalimin e kësaj sipërfaqeje në pronësi të familjes Shijaku. Pas kryetarit të komunës prokurorët e Task-Forcës në Tiranë morën në pyetje një pjesëtare të familjes Shijaku, emri i së cilës figuronte gjithandej në dokumente. Gjatë seancës pyetësore ajo mohoi çdo dijeni mbi këto procedura dhe shprehu habinë e saj kur u informua se 48 hektarë tokë po i kalonin familjes së saj rregullisht në Hipotekën e Tiranës. Pasi morën përgjigje negative nga anëtarja e familjes Shijaku, prokurorët urdhëruan sekuestron e menjëhershme të të gjitha dokumenteve dhe fillimin zyrtar të hetimeve.
Loja
Pyetja më e rëndësishme që kërkonte zgjidhje në këto kushte ishte: Kush i kishte kryer procedurat e kthimit të falsifikuar të pronës për familjen Shijaku? Nga shqyrtimi i dokumentacionit prokurorët gjetën emrin e një avokati të quajtur D. R., që rezultonte se kishte dorëzuar gjithë procedurat. Ata e thirrën dhe avokatin, por ai u vërtetoi (nëpërmjet vizës së pasaportës dhe faturave të hotelit) se në datat kur ishin bërë këto dorëzime ai kishte qenë në Shtetet e Bashkuara, i ngarkuar me punë! Për të gjetur personin që kishte çuar letrat në emër të këtij avokati, prokurorët morën në pyetje punonjës të Hipotekës së Kavajës, të cilët i konfirmuan emrin e një avokati tjetër që kishte dorëzuar fizikisht dokumentacionin. Ata konfirmuan edhe pasi panë foton e avokatit “misterioz”. Menjëherë pasi administroi këto dëshmi, Prokuroria vendosi në përgjim avokatin, i cili dukej se ishte vërtet “në lojë” dhe mbante kontakte të rregullta me disa punonjës të Hipotekës së Kavajës, si dhe me disa drejtues të AKKP-së. Nga ana tjetër, prokurorët morën në pyetje disa punonjës të AKKP-së së Kavajës dhe të Tiranës, të cilët gjithashtu rezultuan “të përdorur” gjatë nënshkrimit të dokumenteve antiligjore, që i kthenin një pronë shtetërore një familjeje që nuk kishte lidhje me këtë pronë!
AKKP
Për të sqaruar nivelin e implikimit të punonjësve të AKKP-së në këtë histori, Prokuroria mori në pyetje tre punonjës të AKKP-së së Kavajës dhe pesë punonjës të AKKP-së në Tiranë. Tre punonjësit e AKKP-së së Kavajës deklaruan se procedurat ku ata kishin firmosur ishin urdhëruar nga eprorët e tyre në Tiranë, ndërsa punonjësit e AKKP-së në Tiranë pohuan të njëjtën gjë për eprorët e tyre, të cilët i kishin disa zyra më tutje. Të gjithë këta punonjës e panë veten pa punë vetëm dy javë pasi dhanë dëshmitë në Prokurori. E gjendur në këto kushte Prokuroria e Tiranës mori në pyetje drejtorin e Përgjithshëm të AKKP-së, Tunxh Vatnikaj, i cili fillimisht e kishte mbështetur procedurën antiligjore të nisur nga Kavaja, por kishte anuluar gjithçka në momentin kur Prokuroria kishte nisur të pyeste vartësit e tij. Megjithëse anuloi gjithçka, Vatnikaj u detyrua nga eprorët e tij në Ministrinë e Drejtësisë që të vazhdonte procedurën. Ishte një konkluzion i institucionit të Avokatit të Shtetit ai që i kërkonte Vatnikajt të vazhdonte procedurën pasi nuk ishin konstatuar shkelje. Megjithëse Vatnikaj vazhdoi procedurën, ai u njoftua nga prokurorët mbi natyrën abuzive të kësaj procedure, ndërsa numri i tij u vu në përgjim 24 orë. Sakaq, përgjimet që kreu grupi hetimor shfaqën disa të dhëna të reja lidhur me implikimin e një biznesmeni të fuqishëm, për të cilin punonte dhe avokati që kishte dorëzuar fizikisht dokumentacionin e falsifikuar. Hetimet u mbyllën zyrtarisht në datën 23 nëntor të vitit 2008 e prej asaj dite dosja ka qenë në kujdesin e Gent Xholit, kryeprokuror për Tiranën. Prokurori i çështjes firmosi urdhër arrestin për 7 persona, mes të cilëve 3 punonjës hipoteke në Kavajë, avokati i firmës private, pronari i firmës private si dhe dy zyrtarë të AKKP-së. Kjo dosje e hetuar nga ekipi i Task-Forcës në Prokurorinë e Tiranës është ndjekur me vëmendje dhe nga ekspertët amerikanë, që janë të atashuar pranë këtij ekipi hetimor.
Ligji i posaçëm, AKKP-ja mund të injorojë vendimet gjyqësore
Që prej gjysmës së dytë të vitit 2005, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kaloi nga varësia e Parlamentit në atë të Ekzekutivit. Përveç ndryshimit të statusit të varësisë, këtij institucioni iu krijua një ligj i posaçëm, që solli dhe strukturimin e agjencive vartëse në çdo rreth. Ligji kaloi me shumë debate të ashpra në vitin 2006, ndërsa si kurrë më parë ky institucion ua kaloi të gjitha institucioneve të tjera nga pikëpamja e kompetencës që zotëronte. Ky institucion ishte i vetmi dhe i pakrahasueshëm me çdo institucion tjetër, pasi mund të “injoronte” dhe t’u vinte kryq vendimeve gjyqësore në lidhje me pronën, elementin bazë dhe më të rëndësishëm të ekonomisë së tregut. Opozita e kundërshtoi fuqishëm në vitin 2006 këtë superkompetencë të AKKP-së, por ky debat i rëndësishëm u venit nën “tingujt” e një beteje tjetër mes politikanëve, beteja për mbikalimin e Zogut të Zi! Ndërsa vëmendja e mediave dhe e opinionit publik ishte përqendruar në të tjera çështje, AKKP-ja nisi pak e nga pak të bënte punët e para nën drejtimin e drejtoreshës së Përgjithshme, Justina Boriçi. Për një moment u duk sikur ky institucion po punonte me shumë seriozitet kur në mes të vitit 2006 u krye arrestimi i disa zyrtarëve të mesëm për abuzimet me pronat në bregdet. Gjithçka u shua në heshtje, pa shumë bujë, vetëm gjashtë muaj më vonë. AKKP-ja sakaq vazhdonte të shtonte numrin e të “pakënaqurve” që gjatë gjithë vitit 2006 bënin letra dhe ankesa në numrin personal të kryeministrit ose në zyrën qeveritare antikorrupsion për vendimet arbitrare të AKKP-së.
Bazat ushtarake anës detit, objektivi i ri i abuzuesve të pronave
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa javë më parë në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë të gjitha dokumentet që lidhen me abuzimet që kanë ndodhur në “kthimin” e tokave në disa baza ushtarake. Bëhet fjalë për 15 hektarë tokë, që gjendet pranë zonës së Gjadrit (ku është dhe aeroporti ushtarak), si dhe për 25 hektarë tokë, që është përreth Portit të Shëngjinit. Ky informacion është konfirmuar nga burime të rezervuara pranë Prokurorisë së Tiranës, të cilët shtuan se ky sekuestrim është në kuadër të hetimit të disa rasteve problematike me trojet shtetërore në zona ku më parë kanë qenë baza ushtarake. Mësohet se informacioni fillestar për kalimin e dyshimtë në pronësi private të këtyre trojeve Prokurorisë i ka ardhur nga institucione shtetërore të specializuara. Prej disa javësh, Prokuroria ka nisur hetimin, ndërsa deri tani janë evidentuar vetëm “peshqit e vegjël” që lidhen me këtë histori. Burime nga organi i akuzës janë treguar shumë të rezervuar në dhënien e detajeve lidhur me këtë hetim, ndërsa “Albania” ka mundur të mësojë se hetuesit kanë të dhëna të mbledhura në rrugë operative se pas personave të implikuar në kthimin e paligjshëm të këtyre trojeve mund të fshihen disa biznese të fuqishme ruse. “Skema e funksionimit në këtë kalim të paligjshëm pronësie është klasike. Këto troje, që së bashku shkojnë 35 hektarë, janë pronë e pastër publike. Persona të interesuar kanë kryer procedura dhe kanë bërë një zinxhir falsifikimesh në disa institucione për të pretenduar pronësinë mbi tokën, e ç’është më e çuditshmja, në një kohë rekord kjo pronësi u është njohur menjëherë atyre. Kërkesa për kthim të kësaj prone të pretenduar me dokumente false është bërë në fillim të vitit 2008, ndërsa në muajin gusht gjithçka ishte gati që këta persona ta kalonin në pronësi”, - janë shprehur burime të mirinformuara për çështjen brenda Prokurorisë së Tiranës.
29 Janar 2009